Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Ish-gjenerali dhe drejtori i CIA-s, Dejvid Petrjus, u dënua me 100 000 dollarë dhe dy vjet mbikqyrje në gjendje të lirë nga një Gjykatë Federale në Karolinën e Veriut për zbulimin e sekreteve shtetërore tek e dashura, e cila po shkruan edhe biografinë e tij.
Pasi pranoi fajësinë për sjellje të pahijshme, tërheqjen e pa autorizuar të materialeve të klasifikuara, dhe fshehjen e këtyre informacioneve gjatë hetimeve të FBI-së, Gjykata rriti gjobën e parashikuar të ishte vetëm 40 000 dollarë.
62-vjeçari, i cili ka shërbyer si komandant në luftrat në Irak dhe Afganistan, dha dorëheqjen në vitin 2012 pasi u zbula se kishte lidhje jashtëmartesore me biografen e tij, oficeren e ushtrisë amerikane, Paula Broaduell. Ai i kishte rrëfyer asaj informacione mbi identitetin e agjentëve të fshehtë, kode lufte, si dhe informacione nga takimet e Këshillit të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.
Dënimi i lehtë që mori Petrjus ka ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara, pasi prokuroria akuzohet se po përdor standarde të dyfishta, pasi zyrtarë të tjerë të CIA-s me gradë më të ulët, janë dënuar me burgim për akuza të ngjashme.
/Oranews.tv/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top