Ekipet negociuese të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së të mërkurën në Bruksel do të zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike në Maqedoni.
Bisedimet do të jenë me ndërmjetësimin e deputetëve të Parlementit Evropian, Ivo Vajgl, Edward Kukan dhe Richard Howitt.
Pas raundit të parë, në fund të muajit mars, nuk ka pasur ndonjë deklaratë, vetëm se u është thënë se palët kanë një disponim për t’u takuar përsëri.
Në bisedimet e përfaqësuesve të partisë në pushtet janë, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Ilija Dimovski dhe nga ana e LSDM-së janë Radmilla Shekerinska, Renata Deskoska dhe Viktor Gaber.
Edhe pse publikisht kërkuan që të jenë pjesë e bisedimeve, të mërkurën përsëri jashtë procesit negociues do të jetë BDI-ja./almakos
No comments: