Mero Baze, i njohur për rubrikën satirike Antena, i ka kushtuar një shkrim të gjatë tallës propozimit të Baton Haxhiut për kandidatin për Kryetar të Bashkisë së Tiranës. Batoni ka dhënë urdhër që kandidatët të janë femra.
“Unë Baton Haxhiu, përfaqësuesi i përhershëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, si njeri që kam përfaqësuar Kosovën në çdo ngjarje kombëtare rajonale, lokale dhe familjare në Shqipëri, si një njeri që u kam treguar shqiptarëve të Shqipërisë me prezencën time cilët janë kosovarët dhe ç’dinë të bëjnë ata, kam nderin dhe përgjegjësinë personale para dy shteteve të një kombi të lashtë ilir, të parashtroj kërkesën time zyrtare për kandidaturat e Bashkisë së Tiranës, e cila në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, nuk mund të kalojë pa marrë miratimin e dikujt nga grupi i Klanit. Për këtë shkak, por dhe nga detyrimet që ka shteti shqiptar ndaj meje, për shkak të rolit të madh afrues që kam luajtur mes dy shteteve të një kombi, ky proces nuk mund të përmbyllet pa dëgjuar fjalën time”.
"E para, që të jemi të sigurt që kryetarja duhet me qenë femën, duhet që të dy kryetarët të paraqesin kandidatura femna. Me zotin Basha kam fol dhe ai është ok, pasi e ka gati zonjën Grida, e cila njihet për dëmet e shkaktuara ndaj burrave".
"Nëse kryetarja e Bashkisë është femën, dmth të dy partitë vënë femna, atëherë debati i femnës së Edit me Gridën do jetë më i edukuar. S’kan me ia përmen ato gjanat pa lidhje që i përmendin, jo ke mashtru do qytetarë me apartamente, jo ke burgos ishpartnerin, jo një tjetër e ke mbajt në telefon der në fund, etj… marrina. Femnat e ndershme nuk flasin kështu për njëratjetrën".
Ja teksti saterik i Mero Bazes:
10 arsyet e Batonit, pse duhet një grua për Tiranën
Unë Baton Haxhiu, përfaqësuesi i përheshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, si njeri që kam përfaqësuar Kosovën në çdo ngjarje kombëtare rajonale, lokale dhe familjare në Shqipëri, si një njeri që u kam treguar shqiptarëve të Shqipërisë me prezencën time cilët janë kosovarët dhe ç’dinë të bëjnë ata, kam nderin dhe përgjegjësinë personale para dy shteteve të një kombi të lashtë ilir, të parashtroj kërkesën time zyrtare për kandidaturat e Bashkisë së Tiranës, e cila në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, nuk mund të kalojë pa marrë miratimin e dikujt nga grupi i Klanit. Për këtë shkak, por dhe nga detyrimet që ka shteti shqiptar ndaj meje, për shkak të rolit të madh afrues që kam luajtur mes dy shteteve të një kombi, ky proces nuk mund të përmbyllet pa dëgjuar fjalën time.
Po poshtë po i qes dhjetë arsye pse duhet me qenë femën kryetarja e Bashkisë së Tiranës.
1. E para, që të jemi të sigurt që kryetarja duhet me qenë femën, duhet që të dy kryetarët të paraqesin kandidatura femna. Me zotin Basha kam fol dhe ai është ok, pasi e ka gati zonjën Grida, e cila njihet për dëmet e shkaktuara ndaj burrave.
2. E dyta, Rama duhet të mos heq dorë nga femnat, por jo vetëm si Drejtoresha qysh ka bë deri më tash, por dhe mëtej për me i vu Kryetare Bashkie në Tiranë. Kjo e ban të sigurt komplet, që kryetarja e Bashkisë do jetë femën.
3. E treta, dihet që Tirana është një qytet me traditë të vjetër konservatore dhe s’ka pasur kurrë një Kryetare Bashkie femën. Madje as në komunizëm si kanë qet ndonjë kryetare komiteti. Tash është mirë me e qit.
4. Nëse Kryetarja e Bashkisë është femën, ka me u përmisu ndjeshëm edukata në zyrat e Bashkisë. Kur unë hyjsha me Sandrin tek Rama apo Basha në Bashki, Sandri e niste që tek portieri i derës e deri në zyrë të kryetarit duke i sha të gjithë, ti je k.., ti je kurvë, ty të q.. robt, ty do të heq nga puna…etj dhe të gjitha këto që kur të dilte, ta priste letra që i duhej tek dera. Me ia vënë një femën Sandrit, ai s’guxon më me fol kështu. E kjo nuk është arritje e vogël.
5. Nëse kryetarja e Bashkisë është femën, dmth të dy partitë vënë femna, atëherë debati i femnës së Edit me Gridën do jetë më i edukuar. S’kan me ia përmen ato gjanat pa lidhje që i përmendin, jo ke mashtru do qytetarë me apartamente, jo ke burgos ishpartnerin, jo një tjetër e ke mbajt në telefon der në fund, etj… marrina. Femnat e ndershme nuk flasin kështu për njëratjetrën.
6. Në krye të Bashkisë duhet me qenë një femën, pasi Drejtoreshat që ke vënë të janë bë si burra. Flasin me fjalë të pista, sikur kanë punu tek Sandri e jo sikur i ke vënë ti. Prandja s’bën me pas më drejtoresha, veç Kryetare Bashkie.
7. Me kenë femën Kryetarja e Bashkisë, ia kisha bë programin, dizajnin, posterat, spotet, krejt ça i duhen. Madje të dyjave, jo veç njërës.
8. Me kenë femën, kryetarja e Bashkisë së Tiranës, kishim shpëtu nga halli dhe Fevzon tek Opinioni, se Fevzon nuk e refuzojnë femnat.
9. Me kënë femën Kryetarja e Bashkisë së Tiranës, kishim zgjidh dhe dilemën që Kryetari i Bashksië në Tiranë është kot, se kryetari real është Edi Rama. Atëhere kot se kot, le të jetë femën.
10. Dhe e fundit ka të bëj me shembullin e Kosovës. Ne kena njeriun ma të lart të shtetit femën dhe sa herë po vje në Tiranë, s’po ka me pi një kafe a çaj. Me qenë Kryetarja e Bashkisë së Tiranës femën, e kishim heq këtë dert e ishim bashku, bashë në mënyrë klasike./gazetaexpress
No comments: