Kryetari i organizatës komunale të LSDM-Shtip, Vladimir Miloshev ka publikuar bisedën e përgjuar mes deputetes Silvana Boneva dhe Nadica Tanceva-Tulieva të cilat kanë rënë dakord për regjistrimin e Silvana Bonevës në Universitetin “Goce Delçev”. Në bisedë Boneva pranon se kjo është një turp, por Tulieva thotë se “do të kryhet puna”.
Sipas LSDM-së kjo dëshmi është ndërhyrje në autonominë e Universitetit Goce Delçev dhe abuzimit të saj për interesa partiake dhe personale të VMRO-DPMNE-së./almakos

No comments: