Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Të gjitha “veprimet misterioze” të Mulla Sulës në fakt përbëjnë lajm sensacional, për më tepër pasi që rrjedhin nga vetë “dhoma e veprimtarisë misterioze”. A nuk flet kjo se Mulla Sula praktikisht ka ngelur pa bashkëpunëtorë dhe pa njerëz besnikë. Në një situatë të tillë, njeriu i mençur tërhiqet dhe nga zhgënjimi total, zhytet në fatalitetin e vet deri në tretje, avullim…

Shkruan: Burhan Shabani

Këto ditë, Sulejman Rexhepit sikur po i djeg patatja nën sqetull. Nuk po i zihet vendi vend. Një sërë lëvizjesh “misterioze” por që, sakaq, të gjitha i bën publike në sofrën e “Konakut”! Nga kompleksi se po ia marrin vesh gjërat idiotike këta, “puçistat”, ka nisur në fakt të shpreh dyshime ndaj të gjithëve, prandaj edhe bën veprime “sekrete”! Prokurori publik i shtetit u zgjodh!!!
Një ditë e pati në “Konak” Shaqir Fetahun ndërkohë që nga sofra i dëboi të gjithë “budallenjtë oborrtarë”. Kokë më kokë me Shaqir Fetahun, bashkëpunëtorin e hershëm të tij në linjën policore. Vetëm ata dy mund të dinë se çka kanë biseduar me atë rast, ndonëse është munduar ta blejë duke hedhur dyshime mbi myftiun tjetër, Qani Nesimin, dhe duke e testuar nëse efendi Shaqiri është i përzier në ndonjë lëvizje eventuale kundër tij.
Mulla Sula nuk ka pranuar asnjë njeri, madje as ata të sektorit të financave, gjatë “takimeve misterioze” që këto ditë i ka pasur me njerëzit e bisnesit. Jo për të bërë bisnes, sa për t’ua vjelur zeqatin i cili si zakonisht, edhe kësaj radhe, përfundoi në xhepat e tij. Dihet fare mirë se kush sa i ka dhënë!!!
Takim urgjent dhe “shumë sekret” me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zajevin, të cilit, duke ia kërkuar kthimin e parcelës në Kala, i ka shprehur frikën se do të bëhet “mish për top” sipas të cilit kjo “na qenka dëshirë e do organeve të gjyqësorit në Maqedoni për ta djegur kreun e BFI-së”! Në këtë drejtim, nuk po ia përcjell më shqetësimet partisë shqiptare në pushtet, BDI-së. Ka nisur që të shpreh dyshime kundër Ali Ahmetit. Kjo është përpjekja e Sulejman Rexhepit, që “takimet misterioze” të marrin në mënyrë të heshtur këtë konotacion, pra, të nënkutohen kësisoj, ndërkohë që takimet sekrete të Mulla Sulës asnjëherë nuk kanë qenë “marrëveshje” por pazarllëqe të pastra. Sulejman Rexhepi është mjeshtër i pazarllëqeve me ata që vendosin për fatet e vendit.

Mulla Sula mbanë “mledhje sekrete” me Rijasetin dhe, hala pa përfunduar mbledhja shpërndahen informatat nga takimi me “vëllezërit e tij sekret”. Mulla Sula, pas pazarllëqeve që i ka bërë në dëm të unitetit të BFI-së, pazarllëk ky që shumë shpejt do t’i zbardhet (ku e ka bërë, si e ka bërë dhe më kë e ka bërë), i mbledh anëtarët e Rijasetit dhe ua shpreh dyshimet në Shtetin e Turqisë si shkaktar kryesor që ndikuan në shkëputjen e bektashinjëve nga pjesa përbërëse e pjesëtarëve të BFI-së dhe regjistrimit të Bashkësisë së tyre fetare në të njëjtin nivel si BFI-ja! Për këtë përçarje politike antiislame asnjë reagim prej Mulla Sules, por, solidarizim me kërkesën e Ilir Metës i cili ia ka premtuar Baba Mondit për lejen e tij për ta eksploatuar Mermerin e Malit të Shenjtë, vendit të pelegrinazhit të bektashinjëve, Baba Tomorit!
Edhe me pasardhës të Mijallkovit takohet Mulla Sula, në mënyrë tepër “sekrete”! Nuk dëshiron më që të etiketohet si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete, ndonëse për këtë veprimtari do të hynte në marrëveshje nëse shërbimet sekrete do të kishin arritur që këto ditë t’i bllokojnë disa portale shqiptare, sepse, Mulla Sula saktësisht e di që do të shkruajnë të gjithë për “mirënjohjen” që do ta marrë (!!!) nga Donald Trampi. Kur jemi këtu, vetëm këtë “sekret” që e ruan prej mediave shqitare, Sulejman Rexhepi e bëri publik duke ia dhënë gazetarit të fokus.mk, të cilin e gënjeu sa është i rëndë vetë. I tha se këtë mirënjohje do t’ia sjell përfaqësuesi i Floridas, duke mos ditur Mulla Sula se Florida është shtet, se përfaqësues i këtij shteti amerikan është guvernatori si dhe të emëruarit e tij! Guvernatori i Floridas nuk mund ta ketë atë privilegj që të caktohet nga Donald Trampi për t’ia sjellë Mulla Sulës “mirënjohjen” e tij! Për këtë punë janë funksionarët e Shtëpisë së Bardhë.


Mulla Sula tashmë është i vetëdijshëm se, këto portale shqiptare, po atë ditë kur do ta marrë “Mirënjohjen e Trampit”, të gjithë do ta botojnë shkrimin i cili në mënyrë tepër profesionale e zbërthen tërë skandalin, njerëzit që janë të përfshirë në këtë skandal dhe mënyrën e bërjes së këtij skandali! Natyrisht, për këtë idiotizëm kanë folur edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shkup. Askush nuk do të lejojë që “ky paket” si peshqesh i baba dimrit në prag të festave të fundvitit Mulla Sulës t’i kushtojë sa rrogat vjetore të të punësuarve në BFI, të cilët po rrinë tërë në ethe duke u frikësuar në do të ketë rrogë a jo, kurse Mulla Sula i shëron frustrimet e veta para anëtarëve të familjes duke u dëshmuar se sa i vlefshëm është! Pa dyshim, me këto skandale do t’ju bëhet bajat edhe pjesëtarëve të familjes e lëre më pjesëtarëve të fesë islame në vend dhe më gjërë. Të gjitha “veprimet misterioze” të Mulla Sulës në fakt përbëjne lajm sensacional, për më tepër pasi që rrjedhin nga vetë “dhoma e veprimtarisë misterioze”. A nuk flet kjo se Mulla Sula praktikisht ka ngelur pa bashkëpunëtorë dhe pa njerëz besnikë. Në një situatë të tillë, njeriu i mençur tërhiqet dhe nga zhgënjimi total, zhytet në fatalitetin e vet deri në tretje, avullim…

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top