Problemi i venave të zgjeruara daton qysh në kohën antike dhe nga ajo kohë është e vërtetuar se ky problem nuk është vetëm estetik, por edhe sëmundje.
Dr. Valbon Gashi, kirurg vaskular, shpjegon në detaje pse shkaktohen venat e zgjeruara. Ai thotë se më herët është menduar se femrat dominojnë në sëmundjen e venave, por tani ky raport ka ndryshuar duke u rritur edhe numri i meshkujve.
Gashi thotë se në këtë sëmundje luan rol të rëndësishëm profesioni, ku pacientit i duhet të qëndrojë në këmbë për një kohë të gjatë. Më të rrezikuarit sipas tij janë kamarierët, kameramanët, kirurgët, etj.
“Në momentin kur lajmërohen këto mufatje, atëherë vena e ka mundur pacientin. Ajo fillon gradualisht fazat e saj deri në lajmërimin e ulçerave”, thotë Dr. Gashi.
“Kur i dimë faktorët mund t’i kundërvihemi atyre. Por nëse qëndrimi në këmbë është i stërzgjatur, atëherë e vetmja mënyrë është lëvizja dhe jo të qëndroj në një vend”.
“Në vena ekzistojnë disa valvula të cilat janë sikurse rrotat e veturës kur mbushën ajër bllokohen. Këtë rol e kanë edhe këto valvula dhe kur ka defekte në këto valvula atëherë gjaku sa shkon lart aq edhe kthehet poshtë në bazë të gravitetit. Ky presion i cili rritet shkakton zgjerimin e venave tjera dhe degëve sipërfaqësore apo venat e jashtme”.
“Prandaj preferohet lëvizje sepse aktivizohet pulpa”, shpjegon Dr. Gashi.
Ai shton se moslëvizshmëria dhe obeziteti janë ndër faktorët kryesor në paraqitjen e venave varikoze.
Dr. Gashi pohon se te shtatzënat shkaktar i venave varikoze janë hormonet apo zbritja e frytit në pjesën e legenit.
Sipas tij, venat varikoze mund të mos shkaktojnë dhimbje por megjithatë duhet të konsultohet mjekut.
Dr. Gashi tregon se janë 6 faza të zgjerimit të venave.
Faza 1 dhe 2 janë kur paraqiten venat ‘merimangë’ apo ato të zgjeruara por që nuk shkaktojnë komplikime.
Në fazën e treët këmbët fillojnë të ënjtën.
Në fazën katër nis kruarja e këmbëve.
Ndërsa në fazën 5 dhe 6 paraqitet ulcera e cila vështirë trajtohet edhe me preparate.
No comments: