Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov duhej i pari ta njohë pritjen e qytetarëve, elitat politike dhe liderët të ngrihen ndaj nuancave partiake dhe të hapërojnë nga doktrina politike në ndarje, ndaj politikave të qarta për bashkim, në vend se në fjalimin e tij të japë porosi për ndarje të mëtutjeshme, reagojnë nga Qeveria e RM-së në fjalimin e tij të sotëm vjetor në Kuvendin e Maqedonisë.
“Në vend se të marrë pjesë si burrështetas, sot Gjorge Ivanov ndaj qytetarëve dërgoi porosi të cilat bëjnë thirrje për ndarje të mëtutjeshme dhe të cilat në mënyrë shtesë kundërshtojnë në konceptet për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar dhe të përbashkët”, thuhet në kumtesë.
Në vend të shoqërisë së përbashkët dhe të bashkuar në një moment historik dhe kyç për RM-në, theksojnë nga Qeveria, Ivanov ka tentuar ta vendosë në pikëpyetje dinjitetin e institucioneve të sistemit me atë që qeverisja e të drejtës dhe parimi i përgjegjësisë së të gjithëve pa përjashtim, para drejtësisë, e barazon me revanshizëm. Qeveria, shtojnë prej atje, në përputhje me thirrjen e qartë për bashkëpunim të hapur, në periudhën kur të gjithë subjektet politike dhe çdo lider politik janë ftuar për ta njohur momentin që do ta ndajë vendin tonë nga izolimi, do të vazhdojë edhe më fuqishëm të veprojë për interesa strategjike të shtetit – vend me prosperitet për qytetarët dhe vend anëtar në BE dhe NATO. “Qeveria e RM-së është përcaktuar të bëjë gjithçka para Evropës dhe botës për të treguar se Republika e Maqedonisë është vend i qytetarëve dhe liderëve politik të cilët kanë kapacitet serioz demokratik, vend i cili i ka lënë ndarjet dhe të kaluarën pas vetes dhe e cila është përqendruar ndaj sigurimit të mirëqenies së qytetarëve të tyre”, theksohet në kumtesë. Nga Qeveria tregojnë se Qeveria nga dita e parë e mandatit të saj dhe vazhdimisht gjatë këtyre gjashtë muajve, ka referuar në bashkim rreth interesave strategjike të RM-së, si dhe në emër të interesave të të gjithë qytetarëve, pa përjashtim. d.k.
No comments: