Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë ka nisur një procedurë për emërimin e myftiut të Shkupit, njërës prej myftinjve më me ndikim në Republikën e Maqedonisë.
Edhe përskaj kësaj, besimtarët mysliman nuk janë të informuar dhe nuk janë pjesëmarrës direkt në çdo ndryshim të mundshëm dhe emërim që paraqet interesat e tyre.
A duhet ndryshuar kjo qasje e BFI-së ndaj këtyre temave të ndjeshme, apo duhet qëndruar njëjtë?
Ish sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Afrim Tahiri, në një prononcim për portalin Tetova1 ndërmjet tjerash ka thënë se BFI-ja moti kohë është jashtë binareve institucionale.
“BFI veprimtarinë e vet duhet ta mbështesë në drejtësi, transparencë, debate para sjelljes së vendimeve në organet kolektive dhe konsultave në kryerjen e puneve, në këtë e obligon Neni 8 i Kushtetutës së saj. Zgjedhje, emerime, verifikime ose shkarkime duhet të bëhen Konform Kushtetutës dhe rregulloreve.
BFI ka kohë që është jasht binareve institucionale, tanimë kemi situatë kur organe të BFI-së nuk kanë legjitimitet, kemi organe ku disa nga anëtarët e një organi nuk kanë legjitimitet, ose drejtohet nga njeri pa legjitimitet, dhe kjo vetvetiu flet se ashtu siç po kalon koha, të gjitha organet e BFI-së do të delegjitimohen!
Resul Ulemaja i BFI-së i cili me mandat pesë vjeçar u zgjodh në vitin 2006, nuk u rizgjodh në vitin 2011, por nga BFI, më 30 prill 2015 u tha se u bë rizgjedhja e tij! Në pyetjen se me çfar Rregullore është rizgjedhur, nuk ka asnjë përgjigje! Vazhdon të mungoj edhe Rregullorja për zgjedhjen e Reisul Ulemasë! Të mos harrrojmë, sipas Kushtetutës së BFI-së, Reisul Ulema është një nga organet e BFI! Nëse ky organ është pa legjitimitet, si duhet ta legjitimon zgjedhjen, respektivisht, si mund të bën verifikimin e emërimeve të Rijasetit për të cilin e obligon Neni 30. Në vitin 2013 kam qenë Kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor në BFI, dhe dij se zgjedhjet e organeve kolektive u bënë bazuar në Kushtetutës së BFI-së dhe Rregullores 01-530, 08.06.2009, me çrast edhe Muftinia e Shkupit, si të gjitha muftinitë e tjera të vendit, zgjodhën anëtarët e organit të Myftinisë me mandate katër vjeçar. Por çfar ndodhi, shumica e anëtarëve të zgjedhur të Muftinisë së Shkupit, pa u bërë dy vite, u zëvendësuan pa pasur asnjë zgjedhje – plotësisht në kundërshtim me Kushtetutën e BFI-së! Dmth. Muftinia e Shkupit, si organ është pa legjitimitet, rrjedhimisht, veprimtaria e saj është jasht normave ligjore! Për të gjitha këto dhe të tjera shkelje, janë të ngritura disa padi!
Në pyetjen e juaj, se ka filluar proceduara për zgjedhjen e Muftiut të Shkupit, së pari duhet të them se Muftinia e Shkupit si organ jolegjitim – për shkeljet për të cilat folëm më lart, propozimet e tyre nuk mund të rezultojnë me diçka legjitime! Në fakt, ky “organ” është thjesht formal, ndoshta do t’i lejohet të propozojë emra sipas vullnetit të dikuj, qoftshin ata emra edhe nga të atillët që nuk i plotësojnë kriteret e parapara sipas Kushtetutës, kurse komisionet, ai Rajonal dhe Qendror, nuk do të merren me kriteret profesionale, administrative dhe as me ato morale-islame! Dhe nëse për dy vite në krye të Myftinisë së Shkupit ishte Rexhep Jusufi, edhe pse nuk plotësonte kriterin profesional, ngase nuk kishte të kryer shkollimin e lart islam, por gjuhën arabe, kjo len të nënkupton se Shkupi mund të ket për myfti edhe ndonjë që ka të kryer edhe fakultetin e gjuhës maqedone! Sduhet të befasohemi, nëse ndodh që në krye të Myftinisë së Shkupit të vie edhe ndonjë nga kuadrot pa shkollim të lartë, pa shkollim të mesëm, ose ndonjë me diplomë falso! Nëse në MPB kemi një numër të madh me diploma të Medresesë sonë, ndoshta janë pjekur kushtet që në krye të Myftinisë së Shkupit të emërohet ndonjë që ka të kryer akademinë policore! “, deklaroi Afrim Tahiri për portalin Tetova1.
No comments: