Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Në BDI po mbretëron heshtje pas skandalit të publikuar lidhur me korrupsionin dhe mitmarrjen me “Magjar Telekom”, ku një nga dëshmitarët kyç ka dhënë dëshminë para një gjykate amerikane, ku drejton akuza ndaj krerëve më të lartë të kësaj partie, për korrupsion dhe mitmarrje.
Slobodan Bogoevski, ish-shefi i shërbimit sekret gjatë qeverisjes së BDI-së me LSDM-në ka dëshmuar para Gjykatës në Nju Jork dhe US Security and Exchange Comission se ish-kryeministri Vllado Buçkovski, bashkë me Ali Ahmetin, Musa Xhaferrin dhe të nxjerin Abdilhalim Kasamin kanë përfituar 7,5 milionë euro në formë mitmarrje nga bordi i drejtorëve të “Magjar Telekom”.
Bogoevski ka konfirmuar emrat e zyrtarëve të BDI-së, ku sipas tij, paratë janë dërguar në Tetovë, tek këta zyrtarë të BDI-së, një skandal që kishte ndodhur në vitet 2005- 2006.
Por, gjatë tre ditëve të fundit, në BDI ka mbretëruar heshtja. Disa media kanë tentuar të kapin në telefon Ahmetin, Xhaferrin, por edhe zyrtarë të lartë të kësaj partie, megjithatë telefonat nuk janë hapur.
Gazeta “Utrinski” ka shkruar se gazetarët e saj kanë tentuar që të marrin në telefon edhe zëdhënësin  e BDI-së, Bujar Osmani dhe Artan Grubin, shefin e kabinetit të kryetarit Ali Ahmeti, megjithatë edhe ata nuk kanë qenë të gatshëm të flasin për skandalin.
Grubi përmes një komenti të publikuar në një portal ka akuzuar mediat dhe dëshmitarin lidhur me aferën “Magjar Telekom”, mirëpo duke mos zbardhur detaje se cila është e vërteta e tyre. Kjo parti përmes një fjalie të shkurtër menjëherë pas shpërthimit të skandalit, kishte bërë të ditur se avokatët e tyre do të nisin procesimin e rastit, pas akuzës dhe dëshmisë së publikuar nga Bogoevski, i cili ka thënë se qëndron fuqishëm pas asaj që ka dhënë, për shkak se ka qenë ndërmjetësi kryesor i skandalit korruptiv. (INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top