Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Është çasti i fundit që myftitë të mbledhin Rijasetin dhe të debatojnë mbi fatin e mëtejë të BFI-së, të këtij Institucioni shekullor. Ashtu siç mblidheshin në të kaluarën e afërt, krejt në mënyrë spontane. Prononcimet publike të organeve të BFI-së duke shpehur mosbindje apo edhe kërkesë për largim të Sulejman Rexhepit nga BFI-ja, nuk është krim, nuk është kurrfarë akti kundër BFI-së, por angazhim islamik për shpëtimin e këtij Institucioni nga rrënimi deri në themel
Nga h. Ibrahim Shabani 

Atëherë kur ne, një grup teologësh të vendit, i dolëm në mejdan Sulejman Rexhepit, duke kërkuar prej tij që të kërkonte falje publike për sharjet e pista që ua adresoi nënave dhe grave të hoxhallarëve të vendit, pak kush nga kolegët tanë besonin se heshtja para këtij gjesti të uzurpatorit të postit të Reisit do të shndërrohej në një mallkim të rëndë mbi Institucionin e BFI-së. Që kur ekziston ky Institucion asnjëherë nuk kanë qenë kaq shumë të degraduar organet e tij, asnjëherë si sot hoxhallarët e vendit nuk kanë qenë kaq shumë të shashtisur, asnjëherë si sot nuk ka qenë kaq turp i madh të deklaroshë se je nëpunës apo funksionar i BFI-së. BFI-ja për momentin është para një kollapsi total, i ka ngelur hija e firmës private të Sulejman Rexhepit dhe familjes së tij. Jo më shumë se katër muaj më parë, atëherë kur i dolëm karshi kësaj të keqeje kaq të madhe, “Rijaseti”, respektivisht kolegët tanë (të cilëve qysh atëherë iu pata drejtur me një letër të hapur) mblidheshin nëpër mbledhje sa here që i thirrte Sulejman Rexhepi për ta mbrojtur postin e uzurpuar djallëzisht. Koha e sotshme po dëshmon se paskemi pasur plotësisht të drejtë, koha po dëshmon se kolegët e mij paskan qenë në lajthitje të madhe. Po tani pse po flejnë gjumë? Sërë skandalesh shpërthyen mbi kurriz të BFI-së. BFI nuk është vetëm godina e saj, por janë të gjithë myftinitë dhe zyret koordinuese, janë institucionet arsimore etj. Skandalet e një pas njëshme flisnin se uzurpatori i BFI-së në fakt është një hajn i rexhur, se ka ndërtuar një klikë të vet për ta degraduar deri në mjerim Institucionin tonë, u publikuan dhjetëra raste që e dëshmojnë këtë të vërtetë, u publikuan dhjetëra raste që flisnin për nepotizëm të Sulejman Rexhepit, për kriminalizimin e BFI-së, për ngritjen e një klani mafioz që do të punojë ekskluzivisht në të mire të Sulejman Rexhepit; pastaj nisën të publikohen fakte e dokumente që flasin për fytyra të ndryshme të këtij fare uzurpatori të postit të Reisit, deri te fytyra e bashkëpunëtorit të shërbimeve sekrete policore. U publikun fakte se si punëson duke i shkelur ligjet përkatëse, njerëz ekspertë për të vjedhur haxhin, publikohen bisedat se si duhet të vidhen të hyrat që vijnë nga haxhi e që i dedikohen avansimit të jetës fetare islame në vend, u publiuan fakte mbi tjetërsimin e vakëfit deri te gatishmëria e tij që në emër të Institucionit ta përbaltë krenarinë e Kombit tonë, UÇK-në. Kush janë ato organe të BFI-së që janë në gjendje ta durojnë këtë përgjegjësi historike të shkaktuar nga i papërmirësueshmi Sulejman Rexhepi? Kush janë ata myfti që me heshtjen e tyre në fakt solidarizohen me tërë këtë krim e këso skandale të Sulejman Rexhepit? A janë të vetëdijshëm udheheqësit e këtyre organeve të BFI-së se, tashmë nuk bëhet fjalë këtu vetëm për nderin dhe fytyrën e Sulejman Rexhepit dhe të familjes së tij por se kjo e zezë po e përbalt edhe fytyrën e tyre. Po si asnjërit prej kolegëve të mij nuk i shkoi në mend të paktën të shprehte padëgjueshmërinë e organit, apo mosbindjen ndaj “kryetarit” fals të tyre! Është çasti i fundit që myftitë të mbledhin Rijasetin dhe të debatojnë mbi fatin e mëtejë të BFI-së, të këtij Institucioni shekullor. Ashtu siç mblidheshin në të kaluarën e afërt, krejt në mënyrë spontane. Prononcimet publike të organeve të BFI-së duke shprehur mosbindje apo edhe kërkesë për largim të Sulejman Rexhepit nga BFI-ja, nuk është krim, nuk është kurrfarë akti kundër BFI-së. A po e shikoni se e ka privatizuar dhe e ka personalizuar kaq shumë BFI-në Sulejman Rexhepi! BFI janë organet, janë institucionet dhe jo një individ, aq më pak një individ i zhveshur deri në palcë, i shndërruar në një shkatërrues të përbetuar të BFI-së. Prononcimet e tilla në fakt vetëm sa do ta shpëtonin këtë Institucion nga rrënimi deri në themel. Kjo është ajo përgjegjësi kryesore e çdo organi, e çdo funksionari që vihet në krye të organev. Ky është hapi më patriotik dhe më fetar i çdo bartësi të funksioneve udhëheqëse të organeve të BFI-së dhe nuk është “për betimi” për ta mbrojtur shkatërruesin i cili qëllimet e veta i fsheh pas kinse unitetit të BFI-së. Nuk ka unitet më të fuqishëm se sa ajo kur në union i thuhet të keqes MJAFT! Të gjithë ata që janë në gjendje që edhe më tej të vihen në mbrotje të atij që nuk mund të mbrohet para akuzave dhe fakteve se është hajn, se është kleptoman, se është bashkëpunëtorë i shërbimeve policore, se e vjedh vakëfin se e përbaltë krenarinë e Kombit, UÇK-në, le të vazhdojnë dhe le ta përkrahin, por, nesër mos të përpiqen të shfajësohen duke thënë “nuk e kemi ditur”! Gjithçka po dihet, gjithçka është e qartë si dielli në ditë. Në këtë rast, kërkimi eventual i faljes nga ana e “funksionarëve” aktualë, anëtarë të “Rijasetit”, do të jetë shumë i vonshëm dhe si i tillë i papërfillshëm.


(Autori është Myfti legal i Myftinisë së Shkupit dhe Kryetar i Lëvizjes për Reforma në BFI)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top