Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Në dëshminë e ish shefit të shërbimit sekret maqedonas, Sllobodan Bogoevski lidhur me aferën “Telekom:” dhe ryshfetin për të cilin ai thotë se e kanë pranuar Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Vllado Buçkovski, përmendet edhe një biznesmen i njohur kosovar. Bëhet fjalë për biznesmenin Ekrem Lluka, për të cilin Bogoevski ka thënë se është takuar disa herë me përfaqësuesit e “Magjar Telekomit” lidhur me mundësinë e hyrjes së kësaj kompanie në tregun telefonik kosovar, përmes “MobiKos”-it. 
Bogoevski thotë se ai ka ndërmejtësuar për realizim të takimit mes përfaqësuesve të “Magjar Telekomit” dhe Ekrem Llukës, në mars të vitit 2005. 
“Ekrem Lluka menjëherë pranoi të takohet, sepse në atë kohe ishte kaos në Kosovë. Ata ende nuk ishin të formuar si shtet, ishte shumë rëndë për Sllovenia Telekom-in të etablohet në tregun e Kosovës me Ekrem LLukën dhe për këto shkaqe ai pranoi të takohet. Ekrem lluka ishte i gatshëm të takohet në çdo kohë kudo që ata të dëshironin në Kosovë, ose në Shkup. Dy javë pas kësaj bisede, ekipi i përbërë nga të personat e njëjtë Nikos Stavridis, Michalis Kefaloyannis dhe Iraklis Sifakakis, arritën në Shkup prej ku udhëtuan për në Pejë, ku jetonte Ekrem Lluka”, thuhet në dëshminë e Bogoevskit, raporton “lajmpress.com”. 
Ai më pas ka sqaruar se në fund ka rezultuar që udhëheqësit e “Magjar Telekomit” nuk kanë qenë të interesuar për të investuar në Kosovë, por vetëm kanë taktizuar me qëllim që të kenë argumente të paraqesin një plan të madh para kompanisë. Pas disa takimeve të realizuara, Bogoevski thotë se përfaqësuesit e “Magjar Telekomit” e kanë ftuar Llukën  në SHBA, mirëpo për të penguar shkuarjen e tij kanë intervenuar te ambasada që të refuzojnë kërkesën e Ekrem Llukës për vizë amerikane. 
Më poshtë ju sjellim transkriptet në gjuhën angleze nga dëshmia e Bogoevskit, në pjesën ku përmendet biznesmeni Lluka./lajmpress/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top