Ka kohë që flitet
se Sulejman Rexhepi kryetari i BFI-së është bashkëpunëtor i UDB-së. Emri i të
cilit është përmendur në dosjen e Slobodan Bogojevskit lajm i publikuar në
media dhe portale të ndryshme. Në portalin telegrafi.com, i publikuar më 22
Gusht 2013 me titull: “Hoxhallarët në Maqedoni, bashkëpunuan me UDB-në?”,
shihet qart se kush është Sulejman Rexhepi dhe cili është roli i tij në
drejtimin e BFI-së?!
Emri i Sulejman Rexhepit
gjithashtu është përmendur edhe në albanews.tv, po shpalosim : “Në disa nga
dosjet e inspektorëve dhe drejtorëve të lustruar janë gjetur disa nga emrat e
hoxhallarëve dhe priftërinjve aktualë në Maqedoni.”
Tetova1, transmeton
se: “Në dosjen e ish drejtorit të UDB-së, Slobodan Bogoevskit, është gjetur
emri i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, si bashkëpunëtor i UDB-së. Në
dosjen e inspektorit të UDB-së për Gostivar, Temelko Boshkovski, është gjetur
emri i myftiut aktual të Gostivarit, Shaqir Fetahu.”
Tani këtë emër e vërteton
edhe gazetari Zoran Bozhinovski në publikimin e fundit më 09 Shtator 2015 ku
flet qartazi për Sulejman Rexhepin i njohur me pseudonimin “ZHARKO”. Sulejman
Rexhepin nga tani e tutje “ ZHARKO” do të quhet për shkak të kodoshllëkut dhe
spiunimit të bërë për njerëz dhe bashkëpunëtor të tij. Bozhinovski deklaron se “
ZHARKO” ka rol të fëlliqur gjithashtu në mbytjen e Fatmir Jakupit, djaloshit në
fshatin Kondovë në vitin 2000 gjatë
zgjedhjeve lokale. Lojrat e fëlliquar të Sulejman Rexhepit kanë vazhduar duke bërë
manipulime të ndryshme me partitë politike shqiptare. Sulejman Rexhepi “
ZHARKO” në të kaluarën ka bashkëvepruar dhe manipuluar me PPD, më pas me PDSH,
që sot të jet me BDI. Ai kishte akuzuar Menduh Thaçin dhe PDSH se janë vrasësit
e Fatmir Jakupit deklarata të dhëna para besimtarëve musliman dhe para policisë,
e që më pastaj të akuzon PDSH se është Parti politike kriminale. Tani Sulejman
Rexhepi“ ZHARKO” manipulon opinionin me dres të BDI-së, ku kësaj rradhe me manipulime
duke keqpërdorur kusheririn e të ndjerit Fatmir, Zejdi Jakupi. Ky i fundit
është futur në projektin e krijimit të urrejtjes mes grupit të Rafiz Halitit
dhe Blerim Bexhetit. Tani doli në shesh roli final i Sulejman Rexhepit në krye
të BFI dhe në mesin e muslimanëve. Mbetet që ligji dhe institucionet e
drejtësisë të marrin masa ndaj Sulejman Rexhepit para se ai të dëbohet prej BFI-së
i poshtëruar nga muslimanët./skupi24/
No comments: