Kryeparlamentari i ri Talat Xhaferi ka vazhduar traditën e Trajko Veljanovskit për të komunikuar vetëm në gjuhën maqedonase me mediat shqipe.
Në adresë të agjencisë së lajmeve INA, sot ka arritur një komunikatë nga kabineti i kryeparlamentarit vetëm në gjuhën maqedonase.
Kjo praktikë zhvillohet edhe nga partitë maqedonase, kryetarët maqedonas të komunave si dhe presidenti të cilët vazhdojnë të mos kenë respektë për gjuhën shqipe.
Për dallim nga Maqedonia, institucionet shtetërore në Kosovës, vazhdojnë të komunikojnë në tre gjuhë, shqip, serbishtë dhe anglishtë. Kjo ndodhë edhe pse në Kosovë jetojnë jo më shumë se 5 apo 6 për qind serb. (INA)
No comments: