Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë ka nisur një procedurë për emërimin e myftiut të Shkupit, njërës prej myftinjve më me ndikim në Republikën e Maqedonisë.
Edhe përskaj kësaj, besimtarët mysliman nuk janë të informuar dhe nuk janë pjesëmarrës direkt në çdo ndryshim të mundshëm dhe emërim që paraqet interesat e tyre.
A duhet ndryshuar kjo qasje e BFI-së ndaj këtyre temave të ndjeshme, apo duhet qëndruar njëjtë?
Analisti politik, Qenan Aliu, në një prononcim për portalin Tetova1 thotë se Kushtetuta e BFI-së urgjentisht duhet që të ndryshohen dhe se myftinjtë duhet liruar nga ndikimi i Reisit.
“Ju lutem , është diçka jashta sferës së vokacionit, por jam shum i sigurt se ISLAMI preferon procedurën, transparencën dhe të drejtën.
Zgjedhjen e myftive është një çështje që duhet rregulluar me aktin më të lartë të BFI-së e ajo është Kushtetuta e sajë. E kamë të lexuar këtë kushtetutë, ky akt pa hezitim se duhet ndryshuar në dispozitat ku janë të mundësuar zgjedhjet e organeve kolektive dhe inokose bile edhe të parit të institucionit ashtu siç është e drejta.
Më duket se në disa norma në mënyrë rëshqitëse mundësohet NDIKIMI i të parit madje duke mundësuar VARËSI në ushtruesit e funksioneve më të ulta që shkojnë zinxhirë në një institucion.
Çfardo mënyre të përshkruhet pakënaqësi mund edhe të shpërfaqen por më e mira është që zgjedhjen e myftive të kenë përkrahjen e këshillave dhe xhematit të qytetit që ka në kompetencë myftinija.
Jam i mendimit që organi më i lartë i institucionit fetarë duhet vetëm të analizojë merit-sistemin dhe shkallën e mbështetjes të kandidatëve. Mbase bëhet fjalë për udhëheqës shpirtërore, përplasejet për poste as që duhet të shpërfaqen, ata vetë duhet dhënë përparësi kolegut që supozojnë se detyrën do ta kryej më mirë.
Janë disa forma juridike se si mund të bëhen këto zgjedhje, por BIM nuk ka hapur debat me profesionista , ata e çmojnë vetë se si ju duhet mënyra.”, deklaroi Aliu për portalin Tetova1
Gazetari Memedali Jusufi në një prononcim për portalin Tetova1 ka thënë ndërmjet tjerash se nuk është normale që BFI-ja të mos jap përgjegjësi para popullatës.
“Pa dyshim qe BFI- nje kohe te gjate vuane nga burokratizimi i skajshem dhe nuk eshte normale mos te jep pergjegjsine perpara popullates . Nga an tjeter jo gjithcka duhet qe permes votes te sillen vendime te caktuara. Realishte ceshtjet spirituale ne institucionin me te larte fetare duhet te egzistoj nje mekanizem kontrollues qe mos te kete abuzime te caktuara. Mbroj bindjen se po te kete ne krye te BFI-se nje njeri pergjegjes do te ishte mire qe ai te propozonte njerez per myftini sikurse duhet te kete edhe propozime edhe nga qytetet perkatese. Nese pyejta do te ishte a do te duhet te kete demokratizimi te ketij institucioni te larte fetar gjithsesi mendoj se duhet te kete nje proces demokratizimi ku do kene mundsi te debatohen disa vendime dhe jo te sillen vendime arbitrare sikurse qe eshte sot.
Sa i takon zgjedhjes se Reisit direkt nga popullata eshte mire qe te egzistoj nje keshille me gjithperfshires te votoj njeriun me te besueshem ne krye te ketij institucioni pra BFI- .”, deklaroi gazetari Memedali Jusufi për portalin Tetova1.
Ndërsa analisti Selim Iljazi lidhur me këtë prononcoi për portalin Tetova1 se: ndërmjet tjerash se nuk është normale që BFI-ja të mos jap përgjegjësi para popullatës.
BFI-ja është institucion fetar dhe është mirë në fillim të jetë e distancuar nga politika, pa mar parasysh kush fiton në kampin politik shqiptar dhe në atë maqedon. Unë mendoj ska nevoj të urone fitoren e cilit do nga fituesit, ashtu siç ndodhi dikur kryetari i BFI-së uronte Nikolla Gruevskin.
Kurse sa i takon zgjedhjes e myftinis dhe reisin është mirë të bëhet në metoda më demokratike, të zgjidhet nga populli me vota të lira dhe të jape përgjegjsi para popullit të besimit musliman. Dhe të ndalohet zgjedhja në kushte të erta apo në kushte të zyrave me dyer të mbillura. BFI-ja duhet të jetë më e hapur më transparente rethë zgjedhjeve të myftinis dhe reisin, shtoi Selim Iljazi për Tetova1.
Mes tjerash për Tetova1 edhe Afrim Tahiri, ish-sekretar i përgjithshëm në Bashkësinë Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë ndërmjet tjerash ka thënë se BFI-ja moti kohë është jashtë binareve institucionale.
“BFI veprimtarinë e vet duhet ta mbështesë në drejtësi, transparencë, debate para sjelljes së vendimeve në organet kolektive dhe konsultave në kryerjen e puneve, në këtë e obligon Neni 8 i Kushtetutës së saj. Zgjedhje, emerime, verifikime ose shkarkime duhet të bëhen Konform Kushtetutës dhe rregulloreve.
BFI ka kohë që është jasht binareve institucionale, tanimë kemi situatë kur organe të BFI-së nuk kanë legjitimitet, kemi organe ku disa nga anëtarët e një organi nuk kanë legjitimitet, ose drejtohet nga njeri pa legjitimitet, dhe kjo vetvetiu flet se ashtu siç po kalon koha, të gjitha organet e BFI-së do të delegjitimohen!
Resul Ulemaja i BFI-së i cili me mandat pesë vjeçar u zgjodh në vitin 2006, nuk u rizgjodh në vitin 2011, por nga BFI, më 30 prill 2015 u tha se u bë rizgjedhja e tij! Në pyetjen se me çfar Rregullore është rizgjedhur, nuk ka asnjë përgjigje! Vazhdon të mungoj edhe Rregullorja për zgjedhjen e Reisul Ulemasë! Të mos harrrojmë, sipas Kushtetutës së BFI-së, Reisul Ulema është një nga organet e BFI! Nëse ky organ është pa legjitimitet, si duhet ta legjitimon zgjedhjen, respektivisht, si mund të bën verifikimin e emërimeve të Rijasetit për të cilin e obligon Neni 30.
Në vitin 2013 kam qenë Kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor në BFI, dhe dij se zgjedhjet e organeve kolektive u bënë bazuar në Kushtetutës së BFI-së dhe Rregullores 01-530, 08.06.2009, me çrast edhe Muftinia e Shkupit, si të gjitha muftinitë e tjera të vendit, zgjodhën anëtarët e organit të Myftinisë me mandate katër vjeçar. Por çfar ndodhi, shumica e anëtarëve të zgjedhur të Muftinisë së Shkupit, pa u bërë dy vite, u zëvendësuan pa pasur asnjë zgjedhje – plotësisht në kundërshtim me Kushtetutën e BFI-së! Dmth. Muftinia e Shkupit, si organ është pa legjitimitet, rrjedhimisht, veprimtaria e saj është jasht normave ligjore! Për të gjitha këto dhe të tjera shkelje, janë të ngritura disa padi!
Në pyetjen e juaj, se ka filluar proceduara për zgjedhjen e Muftiut të Shkupit, së pari duhet të them se Muftinia e Shkupit si organ jolegjitim – për shkeljet për të cilat folëm më lart, propozimet e tyre nuk mund të rezultojnë me diçka legjitime! Në fakt, ky “organ” është thjesht formal, ndoshta do t’i lejohet të propozojë emra sipas vullnetit të dikuj, qoftshin ata emra edhe nga të atillët që nuk i plotësojnë kriteret e parapara sipas Kushtetutës, kurse komisionet, ai Rajonal dhe Qendror, nuk do të merren me kriteret profesionale, administrative dhe as me ato morale-islame! Dhe nëse për dy vite në krye të Myftinisë së Shkupit ishte Rexhep Jusufi, edhe pse nuk plotësonte kriterin profesional, ngase nuk kishte të kryer shkollimin e lart islam, por gjuhën arabe, kjo len të nënkupton se Shkupi mund të ket për myfti edhe ndonjë që ka të kryer edhe fakultetin e gjuhës maqedone! Sduhet të befasohemi, nëse ndodh që në krye të Myftinisë së Shkupit të vie edhe ndonjë nga kuadrot pa shkollim të lartë, pa shkollim të mesëm, ose ndonjë me diplomë falso! Nëse në MPB kemi një numër të madh me diploma të Medresesë sonë, ndoshta janë pjekur kushtet që në krye të Myftinisë së Shkupit të emërohet ndonjë që ka të kryer akademinë policore! “, deklaroi Afrim Tahiri për portalin Tetova1.
No comments: