Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës në vend, Kristian Timonie.
Në takim u bisedua për krizën dhe zhvillimet e fundit në vend, si dhe ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drejt proceseve integruese.
Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin francez me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.
Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike, si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke vlerësuar se ndodhitë e fundit si dhe përfitimet e partive nga politika ditore kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike në NATO dhe BE, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet ndëretnike.
Kryetari Thaçi konstatoi se problemet reale të Maqedonisë janë çështja e emrit, të drejtat e shqiptarëve, si dhe funksionimi i institucioneve, andaj Partia Demokratike Shqiptare si parti opozitare do të jetë konstruktive dhe do të përkrah çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reformat e mirëfillta, si dhe me de-bllokimin e proceseve integruese.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top