Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Presidenti Gjorge Ivanov i është përgjigjur letrës së kryetarit të Kuvendit për dhënien e mandatit Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re.
Në letrën e kreut të shtetit thuhet se Ivanov pret nga lideri i LSDM-së të përmbushë premtimin e dhënë se “partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për forcimin e karakterit unitar të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në përputhje më Kushtetutën e Maqedonisë”.
“Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura Platformë e Tiranës dhe asnjë dokument tjetër, akt apo veprim në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë, nuk mund të jetë kusht, e as bazë për formimin dhe punën e Qeverisë së Maqedonisë. Lidhur me mandatin, Presidenti do të veprojë në përputhje me kushtetutën dhe praktikën e deritanishme”, thuhet në letrën me shkrim të kabinetit të presidentit.
Nga LSDM-ja nuk kanë komentuar komunikatën e presidentit, por thonë se kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev edhe njëherë do t’i bëjë me dije kreut të shtetit se programi qeveritar i publikuar kohë më parë është garanci mbi shtetësinë e Maqedonisë dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë platformë të imponuar nga jashtë. Zaev kishte deklaruar se së bashku me partitë e koalicionit do të vizitojnë presidentin për t’ia bërë me dije Ivanovit se veprimet e tij janë kundërligjore. VMRO- DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit vlerëson se mosdhënia e mandatit liderit Social-Demokrat “është në vijë të mbrojtjes së interesave kombëtare.”

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top