Ambasada amerikane në Shkup ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të presidentit Gjorgje Ivanov. Në një konferencë për media, ambadadori i ShBA-së, Xhes Beji, tha se vendi i tij u zhgënjye kur mësoi se presidenti Ivanov refuzoi, shumicën e qartë parlamentare për të formuar qeverinë e re. Ai ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me vlerat demokratike.
“Dua të theksoj se ne u zhgënjyn kur kuptuam se presidenti Ivanov refuzoi të njohë shumicën parlamentare dhe t’u japë mundësi për formimin e Qeverisë së re. Besojmë se kjo nuk është në pajtueshmëri me vlerat themelore të demokracisë dhe sundimit të së drejtës që janë vlerë thelbësore të e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)”, deklaroi ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli.
Bejli ka kërkuar nga presidenti Ivanon që të rishqyrtoj vendimin e tij, ndërsa nga vendet fqinje ka kërkuar që të jenë më konstruktiv në këtë situatë të ndjeshme politike.
“Si partner strategjik dhe një mik i Maqedonisë, me respektim të plotë të sovranitetit dhe unitetit të Maqedonisë kërkojmë nga presidenti Ivanov ta rishqyrtojë këtë vendim. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga fqinjët e Maqedonisë të tregojnë kujdes dhe të jenë konstruktiv në këto momente të politikave të ndjeshme në vend”, tha Bejli.
Ambasadori, pas deklaratës së tij u drejtua për në takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.
Teuta Buçi /SHENJA/
No comments: