Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kenan Iseni, njëri prej të akuzuarve në rastin “Kumanova” gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore për të njëjtin rast ka zbuluar se pasi ka ardhur grupi nga Kosova në shtëpinë e tij, ka ardhur edhe një inspektor i policisë me emrin Armend. Këtë të fundit, sipas dëshmisë së tij, e ka dërguar Mirsad Ndrecaj, raporton gazeta Lajm.
Malisheva foli me Mirsad Ndrecaj. Mirsadi i tha se do t’i dërgojë transport. Ka ardhur një inspektor i policisë, Armend e ka emrin mbiemri nuk më kujtohet. Ai lëvizte, ishte i dyshimt, ndoshta ka pasur edhe kamerë. Armendi më tha t’i mbajë edhe një natë në shtëpinë time, unë i thash jo dhe nëse do le t’i mbajë në shtëpinë e tij. Ai më tha se shumë policë janë të përfshirë. Po si me uniforma të policisë i thash?! Ai më tha shumë thjeshtë e heqim uniformën e policisë e vendosim të UÇK-së. Për Armendin e di se është inspektor për vjedhje.
Avokati: A e dinte Armendi se ka pjesëtar të grupit edhe në Kumanovë dhe numrin e tyre?
“Ai vetëm qeshej, e dinte se në Kumanova kishte edhe të tjerë, diku 30-60 veta”, u përgjigj Iseni.
Derisa Armendi ishte brenda, Sevadil Miftari ka dalë dhe ka folur me personin tjetër jashtë. Pasi është kthyer ai ka thënë: djema kjo është lojë. Nëse e ka ditë këtë punë Shenasi Memedi dmth e ka ditur gjithë Maqedonia.
Demë Shehu, i akuzuar, e ka pyetur të akuzuarin i cili po dëshmonte –Isenin, se a e ka parë Armendin kur është arrestuar?
“Po e kam parë në stacion. Më kërcënoi të mos flasë! Është i gjatë, biond”- është përgjigjur Iseni./LAJMPRESS

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top