Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Për tiu demonstruar diplomaci homologëve të vet të Shqipërisë dhe Kosovës, Mulla Sula i shmanget axhendës kombëtare duke i ikur takimit me liderët fetarë shqiptar dhe duke u orientuar drejt shinave të një strategjie gjeopolitike të projektuar në dëshirat e shkreta ruso-sllave

Shkruan Olsi Kame

Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, gjenë kohë, fuqi dhe vullnet për ta vizituar Rijasetin e Serbisë, këtë organ politik të qeverisë serbe, ndërsa shmanget nga takimi i liderve dhe klerikëve fetarë shqiptarë që u tubuan këto ditë në Tiranë, me rastin e 25 vjetorit të revistës së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Drita Islame! Në këtë manifestim pa dyshim që ishte i ftuar edhe Mulla Sula dhe këtë e konfirmon edhe kabineti i Komunitetit por edhe vetë organizatori, redaksia e kësaj reviste, sipas së cilës jo vetëm që është ftuar Sulejman Rexhepi por kemi edhe konfirmimin nga ana e kabinetit të tij se do të marrë pjesë dhe se do të paraqitet me fjalën e vet përshëndetëse. Megjithatë, Sulejman Rexhepi mungoi dhe, me këtë rast, e lëshoi mundësinë që të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Jo vetëm kjo, por ai e lëshoi edhe mundësinë për ta uruar Kryetarin e Komunitetit, H. Skënder Bruçaj, i cili e pranoi dekoratën nga ana e Presidentit Nishani, me titullin Naim Frashëri me motivacion për kontributin e saj në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare, me anë të promovimit të atdhedashurisë, harmonisë, mirëkuptimit, kulturës e vlerave humane të besimit Islam në mbarë kombin shqiptar. Mulla Sula e shmang këtë urim kurse ngutet me vrap për të uruar klerikun shqiptar që dekorohet nga ana e racistit dhe anishqiptarit, presidentit serb, Tomisllav Nikoliqit. Pse?
Tashmë është vërtetuar se Mulla Sula ka humbur çdo kontakt me realitetin dhe me ndjeshmëritë e kohës që po punon për të tjera koncepte dhe mentalitete kombëtare dhe jo për ata që akoma i kanë sytë e njomë nga lotët e derdhur për humbjen e shokut Tito, siç është Mulla Sula.
Mulla Sula duhet të pajtohet me faktin se tashmë ka ngelur në bisht të proceseve, të reformave dhe të zhvillimeve kombëtare nëpër organet fetare, dhe se tashmë në horizont janë do gjenerata të reja të cilat askund nuk janë kompatabil me mentalitetet korrupive dhe hajdutërie të tipit të Mulla Sulës. Së këndejmi, kanë dalur në siprfaqe njerëz me integritet, me përgjegjësi dhe me seriozitet, të cilët për çdo veprimtari të tyre, raportojnë para organeve gjegjëse, marrin vendime bashkë me organet gjegjëse, si dhe ofrojnë pasqyrë reale mbi çdo veprim të kryer. Si të raportojnë para organeve të tyre Kryetarët Skënder Bruçaj dhe Naim Tërnava për paratë e tubuar për vëllezërit myslimanë të Hasanbegut të cilët përjetuan katastrofën natyrore në maj të vitit të kaluar. Këta dy kryetarë si dhe myslimanët nga Lugina e Preshevës si dhe ata nga Bosnja, por edhe nga diaspora, Sulejman Rexepit ia dorëzuan mbi 250 mij euro (përjashto këtu po kaq para të grumbulluar edhe nga myslimanët e Maqedonisë) dhe, të gjitha ato përfunduan në xhepin e Mulla Sulës. Kurrë nuk u mbajt asnjë mbledhje në BFI, kurrë nuk u bë kurrfarë plan veprimi për shpërndarjen e asaj ndihme finansiare, kurrë nuk përfunduan ato para të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës te shqiptarët e Hasanbegut.
Sulejman Rexhepi, duke mos dorëzuar kurrfarë raporti finansiar te homologët e vet të Shqipërisë dhe Kosovës, në fakt, ai e injoron rolin dhe peshën e tyre para besimtarëve përkatës, në fakt ai ua nëpërkëmb dinjitetin njerëzor duke i konsideruar si shërbëtorë të Mulla Sulës, të cilët duhet të mbledhin të holla dhe tia dorëzojnë Mulla Sulës, mundësisht ditë për ditë!
Këto janë arsye plus, përveç arsyeve të politikave kombëtare, të cilat e turpërojnë Mulla Sulën dhe nuk i lënë asnjë gisht fytryrë që të marrë pjesë në tubimet e klerikëve fetarë shqiptar. Dhe, për tiu demonstruar diplomaci homologëve të vet, ai ndryshon axhendën kombëtare duke u orientuar drejt shinave të një strategjie gjeopolitike të projektuar në dëshirat e shkreta ruso-sllave. Veç kësaj, për të treguar se ai është lider ia pashembull në rajon arrinë disi të sigurojë një ftesë nga një konferencë egjiptase ku shkon dhe prej nga ua bën qejfin të varshmve të tij duke ju thënë se është më i madhë se të gjithë liderët e tjerë fetar në rajon! Kjo dëshirë psikopatike e Mulla Sulës pa dyshim që nuk do të arrijë ta njollosë peshën dhe rëndësinë e unitetit vëllazëror të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të Bashkësisë Islame të Kosovës por edhe e komuniteteve të feve dhe të religjioneve të tjera shqiptare. Në këtë spektër, Mulla Sula duket vetëm një njollë e shkaktuar nga një pikë pluhuri që me një të fryrë do të hiqet nga dritarja e perspektivës gjithëkombëtare.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top