“Xhamitë i janë
kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” (El Xhinn, 18)
“Kush është më
fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet
për shkatërrimin e tyre?!” (El Bekare, 114)
Shkruan H.
Ibrahim Shabani
“Marrëveshja”
e Përzhinos e arritur në mes të partive kryesore politike të vendit do të përligjet
po atë ditë duke marrur kthesë në Kriva Pallankë. Përfaqësuesi i PDSH-së, gjatë
prononcimit pas arritjes së kësaj “marrëveshje” do të deklarojë: “ Ne nuk kemi besim që kjo marrëveshje do
të realizohet por mbetet përgjegjësi e atyre që janë pjesë e bisedimeve përsa i
përketë qeverisë”! Hala pa kaluar gjysma e ditës pas kësaj deklarate, gjithçka
u rrënua në Kriva Pallankë. Atje, u bënë bashk “macasi kucasi” kundër një
objekti të cilën muslimanët e këtij qyteti e kishin marrur me qera për t’i
kryer obligimet fetare islame.
Dikush kishte menduar se me këtë “Marrëveshje”
të Përzhinos ishte gjunjëzuar dinjiteti i maqedonasëve ortodoksë! Dikush edhe më
tej mendon se ka monopol mbi këtë çështje tepër të ndjeshme për paqen dhe
sigurnë e shtetit të Maqedonisë. Kjo “marrëveshje” nuk ishte në mes të shqiptarëve
dhe maqedonasëve, por ishte në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Pa dyshim, kjo
“marrëveshje” ishte një “kapitulim” i partisë që mbanë qeverinë aktuale,
prandaj, po kjo parti me gjasë qysh duke u arritur marrëveshja ka planifikuar
strategjinë e elektrizimit të masës maqedonase duke e ngacmur patriotizmin
maqedonas si dhe fundamentalizmin ortodoks. Terren të përshtatshëm gjetën në një
qytet i cili dikur (por dhe tani) ishte si një mini bastion i LSDM-së. Dmth
partia e Gruevskit i futet në terren duke ia elektrizuar masën dhe duke ia
ngritur kundër një “armiku të përbashkët”! Po kush është ky armik i përbashkët i
maqedonasëve? Pa dyshim, si çdo herë ky armik hulumtohet te shqiptarët, te
muslimanët e vendit. Kësaj ngjarje të djeshme të Kriva Pallankës, ngjarje kjo që
vampirosë nacionalizmin maqedonas si dhe fundamentalizmin ortodoks, i priu edhe
deklarata e një apo dy dite më parë e kryeministrit aktual që ua adresoi
ish-komandantëve të UÇK-së duke ju thënë se, nëse do të provoni edhe një herë
do t’ju gjejë ajo e Kumanovës? Në të dy rastet, pra edhe në Kumanovë por edhe në
Kriva Pallankë ka dështuar Gruevski dhe qeveria e tij, pa dyshim. Të llogaritësh
fitore humbjen e tetë policëve elitarë të shtetit si dhe plagosjen e më se 40 të
tillëve, është çmenduri totale. Në një shtet normal, para një rasti të këtillë,
do të pasonte dorëheqja e komplet qeverisë, madje duke ikur të turpëruar.
Të gjithë ata që pretendojnë se rasti i djeshëm
i Kriva Pallankës, duke demoluar një mesxhit të një grusht myslimanëve që kanë
ngelur në këtë qytet, na qenka sukses i arritur i nacionalistëve dhe
fundamentalistëve ortodoksë, janë në një lajthitje të madhe. Këtë e ka të qartë
çdo kush por, ja që, “pronarët” e këtij nacionalizmi dhe fundamentalizmi
ortodoks mendojnë që kësisoj do të mund të ruhet stuktura votuese e VMRO-së e
cila me “marrëveshjen” e Përzhinos pa dyshim që përjetoi një goditje të madhe.
Nëse në kohën komuniste në Maqedoni u punua që
të ngulfatet islami duke e penguar predikimin dhe aktivitetet legale dhe
institucionale të islamit, sot kjo tentativë e ngulfatjes së islamit dhe muslimanëve
bëhet duke e vampirosur fundamentalizmin ortodoks maqedonas. Sot kemi plotë
protesta dhe demontsrata institucionale të maqedonasvë ortodoksë (jo të
shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë) kundër xhamive, shtëpiave të Allahut
xh.sh. Në asnjë shtet të Evropës Juglindore nuk shprehet kjo urrejtje kaq
patologjike kundër islamit siç shprehet në Maqedoni, edhe atë që kur u krijuan
këto konstelacione politike aktuale. Tendenca për ta krishterizuar Maqedoninë përjetë
do të jenë vetëm përpjekje të një xhapiku që pretendon se është krokodil.
Ka edhe një hile në të gjitha këto përpjekje
alla-millosheviqiane! Ndër shqiptarët të preket elementi islam me qëllim që të
kapen për këtë element dhe të alarmohet krejt bota se çfarë fundamentalistësh
islamikë janë shqiptarët. Ky karrem iu ndryshk serbëve dhe do t’ju ndryshket
edhe maqedonasëve pa u kapur aty asnjë shqiptar. Shqiptarët janë besimtarë të
sinqertë, e dijnë fare mirë që islami është fe të cilën e mbronë Allahu xh.sh.
Por kjo nuk do të thotë se këtë mbrojtje të shenjtë me automatizëm do ta kenë
edhe shqiptarët si bartës shumicë të kësaj feje. Shqiptarët duhet të mbrohen
vetë dhe kjo mbrojtje bëhet vetëm duke e mbrojtur identitetin kombëtar si dhe të
gjitha elementët që e përbëjnë këtë identitet.
“Kujdestari” i fundamentalizmit ortodoks të
nacionalistëve maqedonasë duhet ta ketë të qartë që, duke pretenduar arritjen e
ndonjë rezultati nga ndonjë konfrontimi mbi baza fetare në mes të shqiptarëve
dhe maqedonasëve, e ka përpjekje shumë të kotë, ndërsa do të dalin shumë të
suksesshëm në drejtim të trashjes së fundamentalizmit sllavo-ortodoks. Ky
zullum më së paku do t’ju bëjë dëm shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët me ngulm
do të instistojnë të ngelin pararojë e trekonfesionalitetit si vlerë më e çmuar
e kombit shqiptar. Pikërisht shqiptarët e Maqedonisë janë kjo pararoje dhe asnjëherë
nuk do të joshen nga karremet e mprehura kuzhinave serbe këtu e një shekull më
parë.
Aty ku ka Zot do të ketë edhe Shtëpi të Zotit
ku krijesat e Tij do t’i luten e do t’i përulen. Përulje të tjera nuk ka, para
asnjë diktatori, kushdo qoftë ky, me përjashtim para Alahut xh.sh.
Në Kriva Pallank, fundamentalizmi ortodoks mori
kthesën. Droje është, në kthesë gjithnjë mund të thyhet qafa! Pas reformave në
BFI të cilat do t’i kryej Lëvizja për Reforma, një xhuma do të falet edhe në këtë
qytet, i cili, dikur, me mbi 60 xhami quhej Bajram Pashë! Do të ketë edhe
xhami, përveç mesxhidi. Banorët e Kriva Pallankës do të ftohen që të japin
kontributin moral e material në ndërtimin e asaj xhamie.
(Autori është Myfti i
Shkupit si dhe drejtues i Lëvizjes për Reforma në BFI të RM)
No comments: