Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Mulla Sulë, mos na i trego tragjet se të gjithë po e shohim arushën. Prandaj, mos na trego se a është apeli i saktë apo i rremë, na trego kur do t'ua dorëzoshë paratë banorëve të Hasanbegut
Të kapur në një panik të madh e të lemeritshëm nga një hap i pamatur i Mulla Sulës, i hajnit të tij Mustafa Dautit apo i "dudukut" të tyre të shurdhër, e çoroditën opinionin fare! Ka dalur një apel përmes të cilit kinse BFI i fton myslimanët e Hasanbegut për t' ua ndarë paratë e grumbulluar me rastin e vërshimës katastrofale dhe, ky apel duhet përshëndetur prej të gjithë mysimanëve të vendit. Nëse apeli është i vërtetë atëherë BFI-ja meriton të shpallet Institucioni më serioz në vend. Por, nëse nuk është i vërtetë, atëherë na vjen keq për ata myslimanë të Hasanbegut dhe për askë tjetër.
Mulla Sula u çmend nga ky apel. I lëshoi zagarët e vet që të flasin me aludime se kush ua ka bërë e kush ua ka kurdisur këtë "përçarje të popullit", se apeli qenka i rrejshëm, se nuk ka asgjë të vërtetë!
Pyesim publikisht Mulla Sulën :
1. A është e vërtetë se në dorën tënde t'i kanë lëshuar paratë e grumbulluar në Shqipëri dhe në Kosovë për banorët e Hasanbegut dhe rretinës, dhe se a t'i kanë dorëzur vetë ekselenca e tij Skender ef. Bruçaj si dhe ekselenca e tij Naim ef. Tërnava?
2. A është e vërtetë se personalisht ti, bashkë me aletin tënd të hajnisë Mustafa Dautin, në Kondovë i keni sjellë hasanbegasit për t'ua dhënë nga 700 franga të donuar nga xhemati ynë në Zvicër?
3. A është e vërtetë se ke shpërndarë disa pako të donuar nga Drejtoria e përgjithshme e Vakëfit të Turqisë?
4. A është e vërtet se akoma nuk i ke shpërndarë paratë e grumbulluar nga myslimanët e Bosnjës si dhe nga ata të Luginës së Preshevës ?
5. A është e vërtetë se asnjë denarë nuk e ke shpërndarë nga ajo shumë prej mbi 200 mij euro të grumbulluar nga myslimanët e vendit dedikuar hasanbegasëve?
6. A është e vërtetë se asnjë denarë të grumbulluar në Shqipëri e në Kosovë nuk e ke shpërndarë për asnjë banor të Hasanbegut dhe rrethinës?
7. A është e vërtetë se për këto para të grumbulluara dhe për këto aksione deri më sot askujt nuk i ke raportuar. Na e nxjerr vetëm një fakt që do të fliste për të dalurat me dedikim nga BFI apo nga organizata jote fantazmë dedikuar banorëve të Hasanbegut?
 Sipas të gjitha gjasave Mulla Sula i ka keqpërdorur paratë e grumbulluar për qytetarët e Hasanbegut dhe se, sakaq dikush ia ka thënë në vesh se nuk ka kurrfarë buxheti për hasanbegasit, prandaj është ngutur që ta shpallë si të pavlefshme pelin e vet, duke sajuar lloj-lloj trikash naive. Për të qenë tmerri edhe më i madh, Mulla Sula sot ka lëshuar një copë "demanti" tjetër me të cilën mundohet që ta fusë në lojë edhe Rijasetin. Mulla Sula as dje, as sot, por as pardje nuk e ka pasur të grumbulluar Rijasetin, nuk kanë mbajtur kurrfarë mbledhje dhe nuk është sjellë kurrfarë vendimi. Paramendoni se deri në ç'nivel të manipulimit për bythë të vet është në gjendje të shkojë Mulla Sula. Reagon në emër të një organi kolektiv pa e mbledhur fare dhe pa thirrur kurrfarë seance të tij. I vetmi apel i Mulla Sulës ka qenë që të punësuarit në BFI nuk punojnë më 1 dhe 2 dhjetor, për shkak të Vitit të Ri. Kurse, paramendone patriotin, për 28 Nëntor i urdhëron të gjithë të punësuarit të jenë nëpër vendet e tyre të punës.
Mulla Sulë, mos na i trego tragjet se të gjithë po e shohim arushën. Prandaj, mos na trego se a është apeli i saktë apo i rremë, na trego kur do t'ua dorëzoshë paratë banorëve të Hasanbegut, për hirë të atyre fëmijëve, atyre grave, atyre familjeve që po çmenden nga ky acar i ftohtë i këtyre ditëve derisa familja jote e bën kokrrën e sefasë para kamineve e oxhaqeve që bumbullojnë nga drunjtë dhe prushi.
Edhe një pytje për Mulla Sulën: Në këtë "mbledhje" të fundit të Rijasetit, të cilin e paska mbledhur për ta demantar apelin (!!!) a i ke raportuar anëtarëve të Rijasetit se çka u bë me ato paratë që i solli Tërnava e Bruça, ata nga Bosnja dhe ata të tjerët nga Lugina e Preshevës. Si hynë dhe si dolën ato finansa, ku shkuan dhe kush i grabiti. Po të digjet bishti Mulla Sulë, nuk je në ëndërr!

(Pasojnë nënshkrimet e 97 hoxhallarëve të vendit)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top