Objekti i kulturës me çka edhe karakterizohet më së shumti qyteti i Tetovës gjegjësisht Myftinia e Tetovës është kompleksi i Teqes Arabati baba. Një kompleks që llogaritet pasuri e veçantë për nga aspekti kulturo-historik dhe fetar, por gjithashtu me rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e vetëdijes fetaro-arsimore dhe kulturore të populatës muslimane në Tetovë. Vlera e këtij objekti është tejet e madhe, por fatkeqësisht sot është shndërruar në auto Pazar. Në redaksinë tonë kanë arritur një sërë fotosh të bashkangjitur me një kryefoto nga profile që bënë shitjen e veturave nga kompleksi në fjalë. Nga profili publik shihet se me plotë komoditet shfrytëzon kopmleksin e kultit fetar për pazarllëqe dhe shtitjesh vetura. Andaj, meqë keqpërdoret për shitje veturash sigurisht që qytetarët janë në gjendje gjithçka të bëjnë me hapsirat e Teqes Arabati. Muftinia e Tetovës si duket është në gjum dhe nuk tregon aspak interes për gjendjen e këtij kompleksi dhe nuk kujdeset për keqpërdorimet që i bëhen këtij objekti. Plotë të drejt kanë intelektualët e Tetovës dhe historianët që thonë se kompleksi në fjalë ka humbur rolin dhe peshën që duhet të ketë në shoqëri dhe fe.
Historiku i
kopmleksit i shkëputur nga faqja zyrtare e Komunës së Tetovës:
Në vitin 1538, Sersem Ali Dede filloj të ndërtoj kompleksin e
teqes, e cila zgjati deri në vitin 1548. Kjo godinë (faltore Bektashiane) më
vonë u emërtua në Teqe Harabati, që don të thotë godinë shenjtërie ose
Tempull.Me rikëmbjen e këtij kompleksi të teqesë, aty filluan të lulëzojnë
veprimtari të ndyshme, krijimtari në shumë sfera, ku njëkohësishtë bëhet
zgjerimi i kompleksit me ndërtime të shumë objekteve të tjera, si seli e njohur
e kultit Islam Bektashian, gjithashtu të shërbejë edhe si qendër reprezentative
në sferën fetare edhe në atë kulturore, arsimore e të tjera.
Kompleksi i
objekteve është karakteristike për shkak se objektet e ndërtuara janë integruar
në një tërësi unike harmonizuese. Në objektet e Kompleksit Harabati Baba u bënë
shumë zbukurime të llojllojshme, stolira, ornomente, relieve, vitrina, qoshqe
strehe e tjara, duke i dhënë një pamje orientale arkitekturës së këtij
kompleksi. Godinat, përpos zbukurimeve të shumta janë të pasuruara edhe me më
shumë mbishkrime të përmbajtjeve të ndryshme. Forma arkitektonike e çdo objekti
paraqet diçka të veçantë nga të dhënat e një vepre të caktuar, dhe me veçoritë
e veta kanë ardhur në shprehje edhe kulmet e godinave, shtyllat, oxhaqet,
renditja e objekteve, koloriti i pasur i fasadave, harmonia në komponimin e
detajeve dhe shumë cilësi të tjera të vlerave kulturore.
Në oborret e këtij
kompleksi shtrihen në pafund edhe peisazhet e gjelbërimeve të pasura të barit
të luleve të ndryshme, me koloritin e pasur të trëndafileve, karanfileve,
vlollcave, aroma e të cilëve përzihet me ajrin e freskët të rrëzave të Sharit.
E gjithë kjo mundësoi që ky kompleks me stilin oriental të ndërtimit të bëhet i
veçantë dhe i dalluar në këto anë e më gjërë në Ballkan.
Situacioni i
kompleksit të Teqes Harabati Baba
Konaku kryesor, Biblioteka
e teqes, Shtëpia dimrore (kësh evi), Fura dhe kuzhina e teqes,
Faltorja kryesore (kubeli mejdani), - Shadërvani (qoshku verior), Çeshmeja e madhe e teqes,
Kulla e kaltërt (kulla e Fatimes), Shtëpi ndeje (sot e djegur), Turbeja, Varrezat, Godina ushtarake (askerhane), Shtalla I, Shtalla II, Objekti ndihmës.
Faltorja kryesore (kubeli mejdani), - Shadërvani (qoshku verior), Çeshmeja e madhe e teqes,
Kulla e kaltërt (kulla e Fatimes), Shtëpi ndeje (sot e djegur), Turbeja, Varrezat, Godina ushtarake (askerhane), Shtalla I, Shtalla II, Objekti ndihmës.
No comments: