Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

“Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhembshëm, për shkak të hipokrizisë (gënjeshtrës) së tyre.” (Kur’an)

Shkruan: Agim Dauti
Këto ditë, Bashkësia Fetare Islame e Mulla Sulës publikoi një gënjeshtër të tmerrshme. Këtë gënjeshtër e gëlltitën të gjithë duke dëshmuar edhe një herë se hipokritët vdesin hipokritë.
Na u kumtua se paska magjistruar kryehajni dhe dallaverxhiu i llojit të vet, Mustafa Dauti. Paska magjistruar, paramendoni, në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit Ndërkombëtar kontravers, me seli në Strugë. Nga ky fakultet nuk e mohojnë këtë fakt, siç nuk e mohojnë as të vërtetën tjetër që thotë se në këtë Universitet titulli i magjistraturës arrihet për 10 mijë euro, kurse doktroatura për 12 mijë euro. Diplomimi expres në fakultete të ndryshme arrihet me tre mijë euro.
Kjo pjesë e biznes-universitetit nuk na intereson, sepse, fundja pronari i vet e ka themeluar për të përfituar personalisht vetë dhe jo për të prodhuar kuadro. Na intereson të zbardhet vetëm gatishmëria e komplet strukturës hipokrite të Mulla Sulës për ta madhëruar dhe për ta festuar gënjeshtrën.
Të gjithë, që nga Mulla Sula e deri te punëtori më i thjeshtë, portiri zotëri Rexhep Jusufi, apo sanitarja, zonja Sebahate, e dijnë që Mustafa Dauti është dallaverxhi i rrezikshëm, që është rrencak, që është manipulator, që është narkodiler, që është hajn, kriminel, hipokrit i paskrupullt, që është sahanlëpirës dhe duduk i prodhuar nga druri krejt nyje-nyje. Ky farë duduki na paska magjistruar (hajde rrenë hajde) dhe, për këtë sukses paska vendosur që të shtrojë drekë. Edhe këtë akt e ka pasur me hile, nijeti ka qenë që të dëshmojë se kush është faktor kryesor në BFI: ai dhe vetëm ai e jo Mulla Sula)! Drekën e shtron në ora 15, kurse të gjithë të punësuarit, përfshirë këtu edhe muftinjtë e ndërpresin orarin e ditës kush në ora 13 e kush në ora 14 vetëm t’i përgjigjen urdhërit të prerë të kryehajnit, Mustafa Dautit. Të gjithë e lënë punën vetëm për atë mish të vjedhur që ua servon barngrënësi.
As ky nuk është problem, sepse tashmë të gjithë janë dëshmuar se sa mishngrënës që janë. Facebuk-at i kanë përplot me foto duke hëngër e duke u çapitur gojën plot mish pavarësisht se në mesin e xhemateve ku shërbejnë ka besimtarë që me vite nuk e kanë hëngër atë mish që Mulla Sula me lakejt e vet e ha për gjysëm ore. Problemi qëndron te ceremonia para drekës. Fjalën e paska mbajtur Mulla Sula! Me këtë fjalë na e paska nderuar kryehajnin e vet Mustafa Dautin.
Mulla Sula ka problem me sinqeritetin, ai kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk dëshiron që të shquhet me sinqeritet. Problemi është vetëm një herë të mos jeshë i sinqertë, sepse pastaj të bëhet rrafsh! Mjer ai që është i pasqinertë. i pasinqerti është kategoria më e lartë e të mëkatshmit. Bëhet fjalë për po këtë njeri të pasinqertë i cili nëpër fjalimet e veta kundër nacionalizmit shqiptar viteve ‘87, vinte fjalë të pathëna në gojën e shenjtë të Pejgamberit a.s.
Po me sa mend Mulla Sula pranoi që t’i bindë të gjithë bashkëpunëtorët e vet se Mustafa Duduku me të vërtetë paska magjistruar? Po si nuk u bë i sinqertë e të pranonte se Mustafa Duduki në fakt e bleu titullin magjistër në vlerë prej 10 mijë eurove nga fondi i dhuruar për vëllezërit tanë që pësuan nga vërshima katastrofale në Hasanbeg dhe rrethinë. Ta thoshë edhe të vërtetën tjetër: sot na u bë njëri me titullin magjistër po në të njëjtën formë siç e kreu edhe fakultetin në Sarajevë ku u zu duke vjedhur nota dhe prej nga u dëbua pastaj! Mos të harrojm edhe një fakt se në Medresenë ISA BEU ishte aq i dobët sa që për të marrë një notë kaluese duheshte të bërtasë me zë të lartë para të gjithëve: UNË JAM GOMARI MË I MADHË. Dhe pas kësaj të bërtitme ai merrte një dyshë kalues.
Si e anashkaloi Mulla Sula urdhërin e parë kuranor për të arritur deri te dituria dhe deri te njohuritë e mirëfillta ekskluzivisht përmes urdhërit “Lexo”! Lexo, mëso dhe magjistro e doktoro, ky është rregulli. Mulla Sula paska thënë se neve si komunitet na duheshkan shumë magjistra e doktorë. Po si, si Mustafa Duduki? Dhe kësaj hipokrizie i kanë duartrokitur dhe të pranishmit e tjerë të cilët tashmë e kanë pranuar hipokrizinë si mënyrë të të jetuari, Për të tillët tashmë kanë shterruar udhëzimet e shenjta dhe të jashtmen e pranojnë ashtu siç janë përbrenda.
Në një hadith Pejgamberi (a.s.) thotë: “Më garantoni gjashtë gjëra, t’ju garantoj Xhenetin; Thoni të vërtetën kur të flisni, mbajeni fjalën kur ta jepni, çojini amanetet në vend, ruani nderin tuaj, ulni shikimin ndaj haramit dhe mos bëni keq me duart tuaj.’’
Një: A mund ta thotë të vërtetën Mustafa Duduki kur thotë se paska mbrojtur temën e magjistraturës kur dihet se e ka blerë atë titull? Dy: Mustafa hajni ka premtuar se do t’i shpërndajë paratë e grumbulluara për hasanbegasit ndërkohë që me ato para blenë vetura luksoze si dhe tituj akademik! Tre: Cilin amanet e ka çuar në vend Mustafa hajni? Ai merr ndihma në Drejtoria e përgjithshme e Vakëfit të Turqisë kurse i rrenë ata duke ju thënë se ka shpërndarë pako me ndihma në peshë prej 22 kg! Katër: i pandershmi nuk mund të ruaj nderin! Pesë: Njeriu që krejt jetën e ka çuar në haram, duke u marrur me lloj-lloj veprimesh nga më të errëtat, si mund ta ulë shikimin ndaj haramit? Gjashtë: A ka gjë më të keqe se sa të gënjeshë vetëveten dhe pastaj edhe shoqërinë se ke magjistruar në kohë kur atë titull e blenë me paratë e diskutueshme. Dhe, fatkeqësisht, këtë të vërtetë e dinë që të gjithë në BFI, por, ja që, për hatër të kryemunafikut (Mulla Sulës) e bëjnë kabull edhe këtë hipokrizi.

Për këtë kategori njerëzish flet edhe ajeti kuranor me të cilin e nisëm këtë shkrim! Zot, na ruaj prej kësaj kategorie njerëzish!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top