Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në
maqedoni që do të mbahen më 11 dhjetor 2016 partitë politike bëjnë edhe
kalkulimet e tyre të fundit. Partia që më së shumti është në ethe parazgjedhore
është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e cila mundohet që të shfrytëzojë çdo
zbraztirë për të marrë ndonjë votë. Partitë e posa hapura bëjnë llogartitë se
do të triumfojnë në këto zgjedhje kinse anketat që realizohen nga zyra të ndryshme
po nxjerrin rezultate shumë pozitive, gjëra këto që bëhen fillimisht nga zyra të
panjohura dhe që epilogu vjen pasë pagesave të majme që u bëhet këtyre zyrave për
të nxjerr shifra të larta nga numri i anketuesve. Parti e vetme favorite në këto
zgjedhje është Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e cila fitoren e sheh vetëm
nëse merren masa dhe nuk tolerohet vjedhja e votave nga partitë në pushtet
gjegjësisht nga BDI. PDSH vazhdimisht është ankuar se dëmtoeht nga BDI për
shkak të vjedhjes së votës, fatkeqësisht edhe institucionet vendit edhe ato ndërkombëtare
nuk kanë marrë masa deri më tani. PDSH ka potencuar disa herë se që nga zgjedhjet
2002 e deri tek ato më të fundit qoft në zgjedhje parlamentare ose lokale ka
qenë e dëmtuar pikërisht me vjedhje votash nga BDI. Andaj, kësaj rradhe humbjen
është duke e ndje BDI sidomos me pakënaqësitë që shihen në opinion ku në çdo
segment kritikohet dhe qortohet nga qytetarët. Pas Monstrës, Kumanovës,
Hasanbegut, përgjimeve, vrasjes së Komandant Kushtrimit, vrasjes së Komandant Shqiponjës,
burgosjeve të ndryshme, dështimeve ekonomike, dështimeve në pushtetin qëndror
dhe lokal ka bërë që revolta të jetë tejet e madhe tek qytetarët. Pas këtyre
ngjarjeve BDI po përjeton zbehje të madhe, andaj shpëtimin po e sheh tek
kryehajni Sulejman Rexhepi i BFI-së. Sulejman Rexhepin e BFI-së nuk ka zyrë,
institucion e vendit dhe ndërkombëtare, ambasadë, medium që nuk e bojkotojnë për
krimin, korrupcionin, vjedhjen, tradhëtin, manipulimet dhe keqpërdorimet që i bënë
në institucionin që drejton. Burime të sakta që janë dorëzuar në portalin tonë
flasin se Izet Mexhiti bashk me disa persona ditë më parë në selinë e BFI-së
takoi Sulejman Rexhepin. Nga takimi në
fjalë mësohet se janë konsultuar si të veprohet në këto zgjedhje, votat e
diasporës dhe bashkëpunimi mes BDI e BFI në këto zgjedhje. Interesi i Sulejman Rexhepi të bashkëpunon me
BDI për t’I shpëtuar Prokurorisë Speciale Publike dhe institucioneve të drejtësisë
pas gjithë krimeve dhe kriminalitetit të bërë ën BFI viteve të fundit./fokusinews/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Pas deponimit të disa dorëheqjeve nga disa ministra aktual nga radhët e VMRO-DPMNE, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në mesin partisë...
-
Analisti Arsim Sinani vlerëson se paditë daj mediumeve, tregojnë se udhëheqësit e BDI-së janë në gjendje të rëndë shpirtërore. “Mendoj ...
-
Intervistë e portalit Shqipmedia me Afrim Tahirin, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI në RM Afrim Tahiri, një teolog i urtë, intelektua...
-
Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e koh...
-
Ndër 20 kompanitë më të mëdha të botës, 9 janë nga fusha dixhitale Komisioni Europian paraqiti dy drafte të reja për vendosjen e tak...
-
Samet Avdiu Mënyra se si deri më sot fuksionoi pushteti në Maqedoni është vërtetë për tu habitur, duke marrë për bazë jo vetem vitin...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: