Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Medai Shaholli
Pasi subjektet politike shqiptare në Maqedoni nuk arritën për më shumë se dy dekada ta zyrtarizojnë gjuhën shqipe si gjuhë të barabartë me maqedonishten, këto ditë ajo është bërë mollë sherri mes partive politike maqedonase. Para disa ditësh lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, deklaroi se kur të vij në pushtet partia e tij gjuhën shqipe do ta bëj gjuhë të dytë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë .
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i VMRO – së, përmes deputetit të saj Ilija Dimovski, se
“Barazimi i gjuhës maqedonase dhe shqipe në tërë territorin është absolutisht e papranueshme për VMRO-DPMNE-në. Me paralajmërimet për vendosjen e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë sulmohet Kushtetua dhe rendi kushtetues i këtij shteti, plotësisht dilet jashtë Kushtetutës dhe të drejtat e garantuara për bashkësitë etnike dhe për fat të keq fillon proces të cilin askush nuk e dine nëse do të përfundoj me federalizim ose ndarje të Maqedonisë”, bën të ditur Shenja TV. Ky është qëndrimi më i fundit  i një partie nacionaliste maqedonase që vazhdon të mbajë gjallë frymën e shovinizmit dhe antishqiptarizmit nga shekulli i kaluar,  karshi  së drejtës legjitime të shqiptarëve për barazi të plotë dhe përdorim të gjuhës shqipe si gjuhë e barabartë me maqedonishten në mbarë vendin . Prekja dhe ndryshimi i Kushtetutës sipas deputetit Dimovski, paraqet sakrilegj dhe si e tillë nuk mund të ndryshohet .
Nga ana tjetër partia e koalicionit qeverisës Dui,  është shprehur e kënaqur nga qëndrimet e kryetarit të LSDM – së  Zaev, në lidhje me zotimin e tij për zyrtarizim të gjuhës shqipe në mbarë Maqedoninë.Ky qëndrim i DUI-t është shprehje vetëkënaqësisë foshnjarake për broçkullat e Zaevit, sepse ai pasi do të vij në pushtet do ta harroj premtimin për gjuhën shqipe ashtu siç bëri me zbardhjen ” monstrës”.Fajtorë dhe përgjegjës për statusin e shqiptarëve në Maqedoni janë subjektet politike që për dy dekada me radhë ata shijuan leverditë e pushtetit përpara interesave kombëtare.MO është njolla e zezë e nënshtrimit që partitë politike shqiptare na shitën si arritje e realizimit  të aspiratave kombëtare dhe për status të barabartë  me maqedonasit.
Kjo ishte gënjeshtra e madhe! Ndryshimin sot mund ta bëjnë intelektualët e ndershëm dhe të pavarur, të burgosurit e ndërgjegjes, rinia studentore dhe gjithë atdhetarët shqiptarë që kanë vullnet për ndryshime radikale të gjendjes dhe statusit tonë politik në vend. Ndryshimet kushtetuese  janë më se të nevojshme, ato duhet të bëjnë ndryshimin rrënjësor të pasqyrimit reale të Maqedonisë si shtet i popujve të barabartë, në të kundërtën, eksperimenti ndërkombëtar për ta ngritur në këmbë këtë shtet përmes patericave do të dështojë . (ina-online.net)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top