Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Qeveria aktuale nuk do t’i organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por ata do të menaxhohen nga një Qeveri kalimtare. Ky skenar ditëve të fundit është bërë gjithnjë e më i sigurt, por dilema e vetme mbetet rreth konceptit të kësaj Qeverie. Dy janë format të cilat më së shumti qarkullojnë kohëve të fundit në opinion dhe të cilat duken edhe më të kapshme për rrethanat në të cilat ndodhet Maqedonia, Qeveria teknike me një koalicion gjithëpërfshirës të partive ose qeveri ekspertësh. Kjo e fundit nënkupton një qeveri për të cilën do të dakordohen të gjitha partitë politike, por ato nuk do të nonimojnë kuadro të tyre për postet qeveritare.
Në këto poste do të uleshin ekspertë të lëmive të ndryshme të cilët do të jenë të gatshëm për të realizuar nevojat e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të drejta fer dhe demokratike. Pas prononcimit të dy partive më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE se janë të gatshme për të pranuar një Qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i partive jashtë parlamentare. Lëvizja Besa, Lëvizja për Reforma në PDSH dhe Uniteti kanë kundërshtuar idenë për qeveri teknike me përfaqësues partiak, ndërsa kanë kërkuar një Qeveri që do të udhëhiqet nga akademikë dhe ekspertë jopartiak.
Përndryshe, të dy skenaret janë zbatuar edhe më herët në Maqedoni. Qeveria teknike, apo e koalicionit të zgjeruar me pjesëmarrje të katër partive më të mëdha, VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dhe PPD ka qeverisur vendin në periudhën 2001-2002 gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni. Ndërkaq Qeveri ekspertësh Maqedonia ka pasur në vitet e para të shtetëformësisë 1991-1992 e cila është udhëhequr nga Nikolla Klusev, i cili ka qenë edhe kryeministër i parë i vendit.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top