Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Sekrtetari britanik për punë të jashtme, Filip Hamond, sot në Bruksel njoftoi se ekziston brengosje më e gjerë lidhur me Maqedoninë, transmetoi Meta.
“për vende si Maqedonia, që trajektoren e tyre e kanë drejt Evropës dhe NATO-s, ekzistojnë standarde të qarta që presim t’i shqyrtojmë. Presim të shohim përmirësime te të gjitha vendet aplikonte”, deklaroi Hamond, transmeton  “Lajm”.
Ministri britanik ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të dërgojë mesazhe të qarta se nuk do ta tolerojë regresin e vendit. Ai ka porositur qytetarët e Maqedonisë se duhet ta ndryshojnë trendin negativ në vend.
“Duke folur haptazi dhe sinqerisht, në rastin e Maqedonisë, 9 muajt e kaluar dhe më tepër, vërejtëm se gjërat po shënojnë regres. Duhet të jemi të qartë dhe të hapur me qytetarët e Maqedonisë se nëse vërejmë regres, nuk do të munden të avancojnë në bashkëpunimin me BE-në dhe NATO-n. Patjetër duhet ta ndryshojnë trendin negativ, përndryshe do t’i humbin të gjitha beneficionet nga asocimi me BE-në dhe me NATO-n”, deklaroi Hamond.
Është kjo porosia e radhës që vjen nga vendet më të rëndësishme të BE-së lidhur me regresin që po shënon Maqedonia, deri sa partnerët e VMRO-DPMNE-së po tentojnë të na bindin se janë duke punuar intensivisht për integrimet euro-atlantike.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top