Siç merr vesh gazeta “Lajm” ekskluzivisht BDI-ja e Ali Ahmetit me marrjen e pëlqimit të Ali Ahmetit ka nisur me të madhe t’ua dërgojë inspektoratet shtetërore të kontrollit, kompanive, organizatave dhe shoqatave shqiptare në Maqedoni, që disa prej tyre deri dje edhe e kishin përkrahur BDI-në.
Kjo po ndodh këto javë nëpër disa ndërmarrje shqiptare në qytetet si Tetova, Gostivari, Shkupi e të tjera. Madje, këtyre ndërmarrjeve ua kanë bërë me dije në disa raste edhe vetë inspektorët se me çfarë direktiva po realizohen këto aksione shtetërore, por siç marrim vesh jozyrtarisht disa nga këto kompani do të dalin së shpejti publikisht dhe do t’i denoncojnë këto raste, që bëhen panevojshëm në këto ndërmarrje nga pushteti BDI – VMRO./Lajm/
No comments: