Hetimi për incidentin në Maqedoni është i rëndësishëm, si për proceset në vend, ashtu edhe për rajonin, deklaroi presidenti i Sllovenisë Borut Pahor në samitin “Brdo – Brioni” që mbahet në Budvë, transmeton "lajmpress.com."
Ai thërret partitë politike në Shkup që të arrijnë zgjidhje kompromisi për çështjet kryesore, që do të bënte që Brukseli të jep dritën jeshile për fillim të negociatave me Maqedoninë.
Presidenti i Sllovenisë vlerësoi se fillimisht është e patjetërsueshme që të fillohet hetim për incidentin në Kumanovë, sepse rezultatet mund të jenë shumë të rëndësishme si për proceset vendore, ashtu edhe për ato rajonale.
No comments: