ANKARA (AA) – Legjislatura Parlamentare e 25-të në Turqi, pas betimit të deputetëve, do të fillojë me procedurat dhe procesin e krijimit të një qeverie të re.
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i Anadolu Agency (AA), Parlamentin që nga kjo javë e pret një axhendë e ngjeshur, ku deputetët pas marrjes së mandatit që nga dita e sotme mund të kryejnë regjistrimet duke ardhur në Parlament.
Mbledhja e përgjithshme pas pesë ditësh do të organizhet në orën 15.00 dhe në këtë mbledhje të parë deputetët do të betohen. Kjo mbledhje e përgjithshme duke pasur parasysh periudhat e kaluara nuk duket e mundur që të kryhet para 22 qershorit.
Deputetët të cilët do të mblidhen nën kryesimin e anëtarit më të moshuar të Parlamentit , në kuadër të zgjedhjeve sipas rendit alfabetik të listës emërore do të betohen. Ndërsa deputetët të cilët nuk do të mund të jenë të pranishëm në këtë ceremoni do të betohen në seancën e parë që ata do të marrin pjesë. Deputetët më të rinj do të kryejnë anëtarësimin e përkohshëm.
Pas ceremonisë së betimit do të fillojë përpunimi i kalendarit për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, ku që në mbledhjen e parë do të merren aplikimet për kryetar të Parlamentit. Që nga betimi i deputetëve në 5 ditët e para do të merren aplikimet për kryetar parlamenti dhe kryetar të Bordit Ekzekutiv, ndërsa në 5 ditorin e dytë do të realizohen zgjedhjet.
Zgjedhja e Kryesisë së Kuvendit do të realizohet me votim të fshehtë. Në dy zgjedhjet e para do të kërkohen dy të tretat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve (367), ndërsa në zgjedhjet e treta me shumicën e numrit të përgjithshëm (276) të anëtarëve. Nëse në votimet e treta nuk sigurohet shumica atëherë merren dy kandidatët që kanë më shumë vota dhe kryhet një votim i katërt dhe kush merr më shumë vota në votimin e katërt zgjidhet kryetar.
Në ditën që zgjidhet kryetari i Kuvendit lexohet vendimi për dorëheqjen e Këshillit të Ministrave dhe vazhdimin e detyrës deri në krijimin e qeverisë së re, dhe procedura e ngarkimit të mandatarit për të krijuar qeverinë e re.
Pas zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit krijohet Bordi i Lartë Ekzekutiv ku do të caktohen edhe njoftohen anëtarët e tij për partitë politike në shkallë të përfaqësimit. Kandidatët e përcaktuar nga partitë më pas prezantohen në Asamble për miratim.
-Procesi i krijimit të qeverisë-
Turqinë në procesin pas zgjedhjeve e presin skenarët e koalicionit, qeveria e pakicës ose zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri aktual Ahmet Davutoğlu pritet të japë dorëheqjen në dhe më pas Presidenti do të kërkojë të vazhdojë detyrën aktuale deri në krijimin e qeverisë së re.
Më pas Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, sipas kushtetutës do ti japë detyrën për krijimin e qeverisë së 63-të kryetarit të partisë i cili ka marrë më shumë vota ose të ndonjë anëtari tjetër të partisë.
Kryetari i partisë ose anëtari i ngarkuar për krijimin e qeverisë sipas kushtetutës pritet që të formojë qeverinë e re brenda 45 ditëve nga data e ngarkimit me këtë detyrë dhe në këtë mënyrë fillon kalendari i dorëheqjes dhe krijimit të qeverisë.
Davutoğlu, kryetari i Partisë AK e cila ka marrë më shumë vota, për shkak se nuk ka arritur të marrë mandatet e duhura për të marrë votëbesimin për krijimin e qeverisë së re do të kryejë bisedime me 3 partitë politike. Nëse nuk arrin të formojë qeverinë Presidenti do të mund të marrë vendim për një mandatar tjetër për krijimin e qeverisë.
Në rast se Këshilli i Ministrave nuk merr votëbesimin ose bie me votim të mos-besimit brenda 45 ditësh, pra nëse nuk formohet Këshilli i ri i ministrave ose në të kundërt krijohet dhe nuk merr votëbesimin, atëherë Presidenti duke u këshilluar me kryetarin e Parlamentit mund të marrë vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve.
Sipas kushtetutës nëse jepet vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve Këshilli i Ministrave tërhiqet dhe Presidenti emëron një kryeministër për krijimin e Këshillit të Ministrave të përkohshëm.
Në Këshillin e Ministrave të përkohshëm parashikohet që ministrat si ai Drejtësisë, i Brendshëm dhe Transportit të merren nga të pavarurit jashtë Parlamentit sipas normave të grupeve të partive politike.
Numri i anëtarëve të cilët do të merren nga grupet e partive politike pasi të përcaktohen nga kryetari i Kuvendit do ti prezantohen Kryeministrit. Partiakët të cilët nuk e pranojnë ose tërhiqen më pas zëvendësohen me të tjerë nga brenda Kuvendit ose nga jashtë me të pavarur.
Këshilli i Ministrave të përkohshëm që nga njoftimi në gazetën zyrtare pas vendimit të rinovimit do tëformohet brenda 5 ditësh. Nuk do të kërkohet votëbesim për Këshillin e Ministrave të përkohshëm dhe do të qëndrojë në detyrë deri në momentin e zgjedhjeve dhe deri në mbledhjen e Parlamentit të ri.
-Leximi dhe diskutimi i programit të qeverisë së re-
Deputeti i cili do të ngarkohet nga Presidenti për formimin e qeverisë pasi ti prezantojë Presidentit listën e anëtarëve të qeverisë së re brenda 45 ditëve në një ditë që do të përcaktohet do të kërkohet votëbesim për qeverinë e re që do të formohet. Qeveria e re do të prezantojë programin e saj dhe do të kryhet votimi për votëbesimin.
Programi i Këshillit të Ministrave, lista Këshillit të Ministrave që nga dita që do të miratohet nga Presidenti do të diskutohet jo më vonë se brenda një jave. Pas leximit të programit, pas dy ditësh diskutohet programi i Këshillit të Ministrave dhe pas 1 dite diskutimesh do të kryhet votëbesimi.
No comments: