Në Bruksel sot zhvillohet takimi i katër liderëve të partive politike për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.
Katërshja e partive politike të Maqedonisë sot në Bruksel do të ulen në një tryezë të përbashkët për zgjidhjen e krizës politike.
Liderët e katër partive kryesore VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH prej dje kanë mbërritur në Bruksel, për të vazhduar dialogun e filluar në Shkup më 2 qershor me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn.
Takimi i planifikuar i negociatave pritet të nis rreth orës hapësirat e Komisionit Evropian, ku nikoqir do të jetë eurokomisioneri Hahn. Akoma nuk është konfirmuar se në negociatat që do të jenë me dyer të mbyllura a do të marrin pjesë edhe treshja e eurodeputetëve, Ivo Vajgl, Richard Hoëitt dhe Eduard Kukan.
Mësohet se përveç liderëve Nikola Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti e Menduh Thaçi, drejt Brukselit kanë udhëtuar edhe ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily dhe ambasadori i BE-së, Aivo Orav.
Ata ishin edhe pjesëmarrës edhe takimet e para të negociatave në Shkup, ku së fundi u arrit vetëm marrëveshja që në prill të viti 2016 të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, ndërsa deri në ate periudhë të realizohen kërkesat e opozitës maqedonase.
Negociatat do të jenë 1+1, pra përveç liderit partiak në tryezë të jetë i pranishëm edhe një përfaqësues tjetër partiak.
Një nga pikat kryesore të negociatave do të jetë çështja e Qeverisë dhe formatit të saj, se si do të jetë e zgjeruar, kalimtare apo politike, e cila do të duhet të krijoj kushte për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM kërkon një qeveri kalimtare pa Nikola Gruevskin si kryeministër. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE nuk heq dorë që Gruevski të largohet nga Qeveria, por kjo parti kërkon një qeveri të zgjeruar ku do të përfshihet edhe opozita, por me Gruevskin si kryeministër. Dy partitë shqiptare nuk kanë komentuar se çfarë do të jetë pozicioni i tyre, por ato siç mësohet në takimet e fundit janë pajtuar edhe me variantin që Gruevski të mbetet kryeministër në një qeveri të gjërë, e cila do të organizojë zgjedhjet e reja.
Sipas agjendës së planifikuar, eurokomisioneri Hahn në ora 11.00 do të nis takimet e ndara, fillimisht me Zoran Zaev, më pas me Gruevskin në ora 12.15 dhe në ora 13.00 të nis takimi i katërshes së liderëve, për t`i dhënë kahje zgjidhjes së krizës. (INA)
No comments: