Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi realizoi takim pune me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Maqedoni, Johanes Hajndëll.
Pas takimit Kryetari Thaçi në prononcimi e tij për media deklaroi:
Marrëveshja e Përzhinos ka dështuar, kjo është definitive. Mua shumë më pengon kur thuhet marrëveshja politike mes katër partive ka dështuar, marrëveshja është e 4 partive politike, por përgjegjësinë për dështimin e marrin 3 partitë që janë pjesë e qeverisë. Unë mendoj se duhet marrëveshje e re, dhe duhet çështjet ti kemi më të qarta dhe afatet ti respektojnë të gjithë së bashku.
Iniciativa e zotit Ahmet, është për të fituar aurën e një politikani të kujdesshëm, mendoj se nuk është korrekte kështu të veprohet. Aj t’ju tregoj vetëm një kërkesë që e ka PDSH ja në procesin negociues. Pika e parë është që parlamenti të funksionojë me dy dhoma dhe aty shqiptarët të fitojnë të drejtën e vetos në çdo vendim./Ditari.mk/
No comments: