Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Charles Garrett, përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, kërkon përgjegjësi politike dhe juridike për të gjithë.
Ai thotë se tejzgjatja krizës është një shqetësim i madh për sigurinë shoqërore dhe mirëqenien ekonomike të vendit. Garrett shton se është e nevojshme një marrëveshje urgjente në mes të liderëve politik, që do të jetë e pranueshme dhe e besueshme për të ecur përpara.
Kjo marrëveshje duhet të përfshijë faljen e kryetarit në mënyrën që mbron sundimin e ligjit, e që do të thotë se siguron përgjegjësinë ligjore për të gjithë qytetarët.
No comments: