Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Shkruan : Kryetari i deges së PDSH-së, Saraj z.Sefedin Aliu
Shkruaj i hidhëruar karshi të paditurve, gënjeshtarëve që çdo ditë i shërbejnë të keqes! Po ç’të keqe kanë shqiptaret nga PDSH-ja?! Pse sulmohet e fajsohet kaq pabesisht një lider opozitar per dëmet e bëra nga partia e Ali Ahmetit? A s’ju mjaftuan ndodhite e 15 viteve në Maqedoninë e pasluftës sa të sulmohet dhe fajsohet Menduh Thaçi për këto katrahura politike? Duhet të jesh jonormal që të besohet kjo, ngase s’ju beson askush. Ky popull e di shumë mirë se kush parti dhe cili lider skllavëroi këtë popull në vend ta ”çlironte” atë! Dihet mirë se kush ka qeverisur me shkaun gjatë këtyre viteve, herë me LSDM-në e herë me VMRO-në.
Po, dikujt iu duhet që çaste të tilla, të vështira për popullin shqiptar, ”të hedh gurin e të fshehsh dorën”! – Askund në botë nuk sulmohet kaq barbarisht një opozitë për budallallëkun dhe paaftësinë e pushtetit! Të ”votohesh” me 153,000 vota e të qeverisësh si s’bën më keq dhe të akuzohet rezistenca e PDSH-së si opozitë, nuk sulmohet ajo por në esencë sulmohet populli i tërë që rrezistoi gjatë sundimit të këtyre”çlirimtarëve” të rrejshëm. E drejta vonon por një ditë vjen.
Çështjet e mëdha janë të zorshme e të vështira andaj, deri sot edhe ka qenë lehtë të jesh në anën e pushtetit (pa pushtet), mbase edhe privileg, por ama, ”harami” këputet prej së trashi. Ja faktet: Kur ka qenë më trash se tani qeverisja e VMRO-BDI-së? Po harami asnjëherë nuk mund të shndërrohet në hallall! Betejat kundër të keqes asnjëherë nuk kanë qen të lehta dhe beteja kryesisht janë zhvilluar nga njerëz të paktë në numër, por të mëdhenj për nga idealet. Ata çdo herë qenë bartës të proçeseve pozitive në shoqeri! Historikisht ka qenë kështu.
A nuk po ju duket se edhe e sotshmja po i ngjanë të kaluarës? Sigurisht që po!ashtu! Si i mendoni ato 70,000 vota shqiptare të PDSH-së? A s’ishin të pastërta si loti, pavarësisht se kërcënoheshin me lloj-lloj mënyra e metode policeske? Po, po, ishin vota të pastërta si loti – has shqiptare. Vetem ky fakt duhet t’ju shërbejë, së paku për shkak të atyre shqiptarëve që dhanë jetën e tyre për liri të vërtetë dhe sot akoma kanë hallin e këtyre idealeve që PDSH-ja së kurrë s’i harroi por flet dhe i mbron ato me përkushtim dhe respekt, nga lideri i saj, z.Menduh Thaqi.
Po vjen koha e së drejtës. Vonoi, por erdhi. Erdhi ngase shqipet kohë e mot e kanë dashtë të drejtën dhe drejtësinë, dhe jo pabarazinë, hajdutërinë dhe maskarallëkun. Çmimin për keqbërje do të paguhet. Dilenxhinjët duhet t’i dënojmë saherë që të ata na fëlliqin si komb. Prandaj ata asnjëherë mos t’i lejojmë që të na bëhen prijës e bartës të proçeseve kombëtare!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top