Cilido prift t’ia falë mëkatet e shumta Sulejman
Rexhepit, një është e sigurtë: tashmë mijëra reagime e shkrime
kanë ngritur “Prokurorin Popullor” që po e gjykon ditë për ditë. Në aksion së
shpejti duhet të hidhet edhe Prokurori
Shtetëror, sepse, zëri i popullit gjithqysh që duhet të dëgjohet dhe të
plotësoshet kërkesa popullore: Ik Sulejman Rexhepi në ndonjë biruc ku e ke
vendin e jo në BFI
Shkruan
Zeqie Veseli
A
po ëndërron Mulla Sula, mu si ai gomari të cilit derisa po i digjej bishti e
trupi, thoshte “bëje Zot ëndër” . Ai, duke u këndellur po e shikon se ky shtet
i zhytur në krim e korrupsion po bëhet gjithnjë e më i rëndë për t’u jetuar. Po
Bashkësia Fetare Islame në RM, e zhytur në krim e korrupsion si i duket
Sulejman Rexhepit? Apo, siç thotë në një shkrim “të tij” të hedhur në letër me
plot halucinacione narkotike, “Ëndra për jetën”, po shëndërrohemi në popull
somnabulësh! Pse e thotë këtë? Me qëllim që një ditë përk krimet e veta dhe
vjedhjet e shkaktuara në BFI të justifikohet si veprime të një somnabuisti i cili
si i tillë duhet të falet?
Jo,
Sulejman Rexhepi nuk ëndëron asgjë, ai çdo gjë që vepron e bën me koshiencë të
madhe. Jo rastësisht Mulla Sula në disa shkrime “të tij” na del ateist i devotshëm.
Në ato shkrime ai nuk citon as Kur’anin, as Muhamedin a.s. për ç’gjë edhe është
i thirur. Ai duhet të ofrojë shembuj nga e kaluara islame, ai duhet të shpjegojë
fenomene islame, ai duhet të trajtojë dukuri muslimanësh, ai duhet të japë këshilla
për rininë e sotme, duhet të mburret me veprat e miqve të vet. Po kë ka mik
Sulejman Rexhepi? Miku i fundit i tij ishte Kire Crni, ai udbashi i specializuar
në luftë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar. Pas vdekjes së tij,
nuk i ngeli më mik tjetër. “Miqtë” e tjerë që i ka, ai edhe vetë e thotë se i ka
sa për t’i mjeur dhe, i trajton si ato lopët të cilat, në momentin që do të
shterren, do t’i trajtojë si pastërma! Sa i keq!
Sulejman
Rexhepit nuk i interesojnë të rinjt, sepse ata i konsideron si elemente të
huaja, i trajton si “vegla serbe” për desabilizimin e BFI-së. Për ta kaufluar
djallëzinë e vet me brirë, Sulejman Rexhepi ia e ka për qejfi të vet që të shes
intelektualizëm, edhe pse e dinë të gjithë që është si ai kungulli i kalbur.
Imponohet si pjesë e elitës kombëtare, kurse asnjë vepër nuk e ka të karakterit
kombëtar. Që në krye të shkrimit të apostrofuar Mulla Sula vajton për të
drejtat individuale. Çdo veprim anti human të vetin ai sugjeron që t’ia
trajtojmë si e drejtë e tij individuale.
Këtë të drejtë ai e shtjellon në gjuhën maqedonase dhe në gazetën
maqedonase FOKUS. Të rinjtë tanë nuk mund të punësohen nëse nuk kanë librezë
patiake, thotë Xha Sulo! Ndaj dhe po na ikin
duke aplikuar në lotarinë amerikane. Është më se e qartë që në këtë
lotari aplikojnë qind për qind vetëm të rinjtë maqedonasë dhe këta janë ata që
me të madhe po e braktisin vendin e vet dhe, kjo tmerrësisht i dhemb Mulla Sulës.
Me këtë shqetësim ai vetëm sa dëshiron ta defokusojë vëmendjen gazetareske që po përpushin në
Medresenë Isa Beu ku ka të punësuar plotë “të rinjë” të familjes së vet por
edhe të katundit të vet. Thjsht, e ka fshatarizuar deri në palcë këtë
institucion akademikësh të ardhshëm.
Me këtë nivel logjik, Mulla Sula shkon dhe na e citon G.
G. Markezin? Vallë, e di Mulla Sula se kush është Markezi? I ka lexuar të gjithë
shkrimtarët arabë, të gjithë shkrimtarët shqiptar sa tani i kanë ngelur edhe
ata të letërsisë hispano-amerikane?
Gabrielit i lejohet (për shkak të ateizmit të tij) të thotë se “nga lart
ka të drejtë vetëm Zoiti të më shikojë”!
Mulla Sula e ëndërron këtë ëndërr
markezian, sepse nuk do që Zoti ta shikojë edhe në tokë, edhe anash tij,
edhe nga para nga mbrapa. Sepse, nga lart, vëzhgimi i veprimeve të mëkatshme është
më e mjegullt ndaj lehtësisht janë të kalueshme. Kështu mendon Sulejman Rexhepi
i cili, ja që ka nevojë përmes këtij lloj shkrimi ta shpreh edhe karakterin e
vet ateist me anime kah krishterizmi, atje ku
shpëlarja e mëkateve është i mundshëm edhe nga prifti më i thjeshtë. Ja
pra, realizmi magjik, sintagmë kjo e përdorur nga Mulla Sula e që për shtatëqind mijë bajrama nuk do t’ia dijë kuptimin.
Cilido prift t’ia falë mëkatet e shumta, një është e
sigurtë: tashmë mijëra reagime e shkrime kanë ngritur “Prokurorin Popullor” që
po e gjykon ditë për ditë. Në aksion së shpejti duhet të hidhet edhe
Prokurori Shtetëror, sepse, zëri i popullit
gjithqysh që duhet të dëgjohet dhe të plotësoshet kërkesa popullore: Ik Sulejman
Rexhepi në ndonjë biruc ku e ke vendin e jo në BFI! Sa për dijeni të Mulla Sulës, ka plotë
rrëfime të Markezit që kanë përundim pikërisht si kjo kërkesë popullore e masës
së gjërë muslimane në vend. Duhet të ikë, sepse ashiqare po shihet që tashmë e
ka marrur veten mësyshë, duke menduar për realizmin magjik markezian.
No comments: