Ish deputeti dhe analisti i njohur Ismet Ramadani, ka komentuar idenë që BDI dhe PDSH bashkë me LSDM-në të formojnë koalicion të ri qeveritar. Ramadani dyshon se Ahmeti mundet aq lehtë të ndahet nga Gruevski, transmeton “Lajm”.
“Një ide e tillë ekzistonte edhe para marrëveshjes së Përzhinos. Mirëpo kjo është e pamundur duke pas parasysh lidhjet e ngushta mes partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, që është e lidhur me veprime interne kriminale dhe me korrupsion. Presione të tilla ekzistojnë brenda në BDI nga disa intelektualë, por kjo nuk do të realizohet. Unë më tepër jam i bindur se do të vazhdojnë negociatat”, ka deklaruar Ismet Ramadani për gazetën “Sllobodoen Peçat”.
Pas kësaj deklarate, pritet që portalet e BDI-së t’i vërsulen me sulme dhe akuza analistit Ismet Ramadani, sikurse vërsulen ndaj çdo analisti, gazetari apo intelektuali tjetër shqiptar që kritikon Gruevskin ose VMRO-DPMNE-në.
No comments: