Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Njëra ndër pikat, rreth se cilës ka patur mospajtime në takimin e liderëve me ambasadorët e huaj pas mesnate, ka qenë edhe monitorimi ndërkombëtarë i punës së Prokurores speciale, temë kjo e cila gjatë takimeve të mëparshme, ishte vu në tavolinën e bisedimeve, por nuk kishte patur suksese, ka njoftuar "Nova", transmeton gazeta "Lajm".
Në fakt, cdo përpjekje e diplomatëve të huaj që të marrin pjesë në seancat në të cilat është biseduar për rolin e funksionimit të Prokurores speciale, kishte përfunduar me mbylljen e dyerëv, në momentin kur në tavolinën e bisedimeve ishin vënë temat kryesore, njoftojnë burime të "Nova"-së, të afërta me përfaqësuesit në bisedime.
Dilema kryesore e liderëve dhe diplomatëve, kishte qenë nëse duhet të rregullohet monitorimi nëpërmjet ligjit i cili do të vlente për funksionimit e cdoditshëm të prokurores. Edhe krahas insistimit të LSDM-së, ka mbizotëruar qëndrimi i VMRO-së, me të cilin ishin pajtuar edhe faktorët ndërkombëtarë, se edhe me marrëveshje xhentelmene do të kishin arritur ta harmonizonin këtë marrëveshje, e cila do të zyrtarizohej nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku do të ftoheshin edhe OSBE-ja dhe dhe faktorët tjerë për tu kycur në procesin e monitorimit.
Në takimin e mbrëmshëm të pasmesnatës ndërmjet liderëve dhe diplomatëve ndërkombëtarë, ambasadori i BE-së në Shkup Aivo Orav e shpalosi cështjen e monitorimit ndërkombëtarë, duke shtuar se letrën e Ministrisë së Jashtme me nënshkrim të Nikolla Popovskit janë akoma duke e pritur.
Kryeministri Gruevski e hodhi poshtë këtë kërkesë të ambasadorit europian Aivo Orav, duke u përpjekur ttë arsyetohet se një gjë e tillë nuk mund të nënshkruhet gjatë natës dhe se ekziston procedurë e caktuarqë duhet të ndiqet./Lajm

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top