(Rreth një paçavre
të turpshme të Agron Vojnikës që e nderi për ta tharë në dy-tri portale të
paguara me paratë e fitrit e të zeqatit (natyrisht, të tjerat nuk ia botuan).
Një paçavër sa e ndytë aq edhe ofenduese për kombin tonë, sa e fëlliqtë aq edhe
transparente prej nga shihej mjerimi gazetaresk i këtij farë gjuajtësi të
derrave të egër)
Nga: Zeqie Veseli
Agron
Vojnika është prototipi kryesor i atyre që kanë mbetyr në BFI për ta mbrojtur
fenë dhe “kombin” tonë. Të ishte ndryshe, sikur të ishin veç pak më të mirë ata
“mbrojtës” të fesë, pas këtij shkrimi Agronit do t’ia kishin treguar udhët për
në malin prej nga ka ikur si i çartur!
Fenomenin
e Agronit me banana në gojë e kanë zbërthyer dy psikologë tash e tetë dekada më
parë. Më vitin 1930, dy psikologë adoptuan një shimpanzë të vogël që të rritej
me djalin e tyre Donaldin, në mënyrë që të shihnin nëse shimpanza do t’i mësonte
sjelljet njerëzore. Nëntë muaj më vonë psikologët e ndërprenë eksperimentin,
sepse vërejtën që djali i tyre filloi të sillej si shimpanzë!
Cili
është morali i këtij eksperimnti? Pra, të gjithë njerëzit që rriten me kafshë të
malit, çdo gjallesë tjetër e përceptojnë si kafshë ndaj dhe nisin e përgatiten
të sillen ngjashëm. Agron Vojnika është rritur bukur gjatë me kafshë. Agron
Vojnika është fotografuar, është përfolur, është mburrur si komunikues me
derrat e egra që i sjll fare lehtë në shënjestër. Agron Vojnika, sikur mos të
kishte frikë se do të zbërthehej menjëherë si imitues i këtyre derrave, në
shkrimin e vet nuk do të fliste për shqiptarët majmunë, por për “shqiptarët
derra”, sepse ai më së miri i njeh ata me të cilët bashkëjeton.
Thonë
që derri i egër ka shqisë tepër shumë të zhvilluar të nuhatjes. Po çka nuhati
Agroni në cep të paçavrës së vet? E gjeti një birë shkine dhe deshti ta
kritikojë. Asnjë fjalë për këtë birë shkine aq sa i përdori për kombin
shqiptar. Biri i shkinës e iritoi Agronin kur ai u kap fyta-fytas me Bekir
Asanin. Ndërhyri Agroni për ta qortuar birin e shkinës, kurse po ky “birë” tash
e sa kohë ia bluan Reisin kurse Agroni asnjë fjalë nuk ia. Sepse, pa dyshim,
ishin në të njëjtën valë, si “biri” ashtu edhe gjuajtësi i derrave të egër.
Shikojeni
mendjemadhësinë e Agron Vojnikës, apo edhe naivitetin e tij prej “lideri të
pamend”! Shkrimin e nis me “a po degjeneron kombi im”! Agron Vojnika paska
komb? Po prej nga këtë përceptim idiotesk? Këtë përceptim po i a shkaktuaka
komunikimi i “kombit të tij” në rrjetet sociale, gjuha të cilën po e përdor
“kombi i tij”! Po pse u shpikën rrjetet sociale? Sidomos ato që janë për
komunikim e për gallatë, për argëtim e humor! Në këto rrjete Agron Vojnika dëshiron
kulturë akademike? Agron Vojnika i cili nuk përton të shitet shkronjës
shkrimesh, duhet ta dijë se, në komunikimet online është kulturë që të përdoret
zhargoni i rrugës, e folmja e shtëpisë, gjuha argëtuese, stili humoristik, për
dallim prej komunikimit viziv, sepse, në komunikimin online nuk vërehen lëvizjet,
grimasat dhe shprehjet emocionale që përcillen përms tyre. Prandaj është kulturë
që në këtë lloj komunikimi të jesh sa më i natyrshëm, pa stisje dhe pa shtrëngime,
të komunikoshë ashtu siç flet me anëtarët e familjes tënde. Biseda serioze,
sado që të jetë shaka, mund të gjenerojë pasoja të paparashikueshme për miqësinë,
dashurinë, shoqërinë. Fare në fund, po si mund të komunikojë njeri me Agron
Vojnikën kur fund e krye duket si karikaturë e gjallë, apo si ai
beshareti-kurthë të cilin Mulla Sula e vë
nëpër pyje sa për të ndjellë ndonjë derr të egër e për ta vrarë!
Paramendoni,
Agron Vojnika, pa dashur që ta ofendojë popullin serb dhe, për të qenë i sinqertë
në këtë respekt që e ka ndaj popullit serb, ai thotë se shqiptarët e maqedonisë
janë majmunë! Madje, shkon aq larg sa gazetarin nga Beogradi (e ka fjalën për
Bozhinovskin) e quan zbutës të shqiptarëve-majmunëve të Maqedonisë. Habitet se
pse po i besojnë shqiptarët Bozhinovskit? Po pse duhet t’i besojmë DBK-së. Pse
duhet t’i besojmë UDB-së, dosjeve të tyre? Apo, tinëzisht Agroni thërret në atë
që shqiptarët e Maqdonisë kurrë mos t’i besojnë as Bozhinovskit, as DBK-së, as
UDB-së. Po pse frikohet Agroni nga ky tresh, sepse mund të dijnë diçka edhe për
te apo për pjesëtarët e familjes së tij! Krejt bota e di se Bozhinoski
manipulon me “bombat” e Zajevit, por edhe me të dhënat e shumta që i siguron si
prej njerëzve të DBK-së së Zajevit ashtu edhe prej atyreve të Gruevskit, të culët
nuk guxojnë t’i publikojnë të dhënat e shërbimit sekret por ja, në këtë mënyrë,
duke gjetur ndonjë mashë si Bozhinovki, i kryejnë punët e veta të ndyta. Pra,
Agron Vojnika, nuk na qenka problem Bozhinovski, por, vetë Shërbimi Sekret i Maqedonisë
në të cilën strukturë ka pjesë edhe Bekiri yt, edhe partia e “majmunëve” të tu
nga Maqdonia. Zoti e di se si i duken Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Bekir Asani, Blerim
Bexheti, Sulejman Rexhepi… Apo këta nuk i duken majmunë sepse nuk janë shqiptarë.
Agronit majmunë i duken vetëm shqiptarët e Maqedonisë. Po ata komandantë të
UÇK-së, të cilët i mbronë nga zogi i shkinës, si i duken? Apo këta nuk janë
shqiptarët, prandaj nuk i duken si majmunë. Çuditërisht, majmun i duket edhe
Kryetari i BFI-së në RM, Sulejman Rexhepi. Ate nuk e mbronë nga sulmet e zogut
të shkinës por shkon dhe e mbronë Kreun e Komunitetit fetar Musliman (mos e ka
fjalën për Skender Bruçën e Shqipërisë, sepse vetëm atje ka Komunitet të
Muslimanëve e në Mqedoni ka BFI)!
Heeeejjjjj,
majmunë i duken edhe gjeneratat e reja, sado që po dalin me diploma nga
fakultete të ndryshme. Hahahaha… UPS! Si thotë Agron Vojnika? “përderisa
lejojmë që dikush tjetër të kontrollojë ndjenjat tona, fillimisht ato njerëzore
e pastaj ato shtazarake…” Shqiptarët, sipas Agron Vojnikës, na qenkan shtazë me
ndjenja! Po ata derra të egër të Agronit, a janë shtazë? Nëse po, shtazët e tij
a kanë ndjenja apo instikte? Përfundimisht, Agron Vojnika më mirë është që ta
mbajë bananen në gojë se sa të “qëndisë” paçavra të till si ajo që e nderi në
portalet e veta që i paguan me fitrat dhe zeqatet e BFI-së. Edhe një majmun i xhunglës
do të kishte shkruar një shkrim më të mirë se sa ai i Agron Vojnikës me itull
“Filozofia e bananes dhe degjenerimi kombëtar”! Le të ngelë shkrimi i këtij titulli si vulë e
idiotizmit të gjuetarit të derrave të egër. Turp për të dhe për ata shqiptarë që
e pranojnë në rrethin e vet./Opinione/
No comments: