Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Mustafa Dauti, hajni tashmë i vërtetuar katërcipërisht, mundohet të na dalë edhe humanist, edhe pse jo njëherë deri më tani vetë u lakuriqësua nga ky petk. I mëkatshmi nuk mund të bëhet i devotshëm, kurrë, më sa a mund të bëhet humanist djalli. E Mustafa Dauti sinqerisht mendon se mund t’ia kalojë djallit me dallavere

Bedri Gashi

Mustafa Dauti e ka gjetur një xeherore shumë të mirë të përfitimeve të cilat pastaj i ndanë me mentorin e vet në hajnisë, Sulejman Rexhepin. Ka disa ditë merret me refugjatët në Gjevgjeli. Nuk ka kurrfarë projekti, nuk ka kurrfarë programi, nuk ka kurrfarë strategjie dhe nuk ka kurrfarë ideje se çka duhet të bëhet në këtë rast. Hajni i OH HILAL, Mustafa Dauti, është vetë organizatë, vetë kryesi, vetë kryetar, vetë shef. Pa dyshim, faktet flasin që ka edhe një detyrë: ta komprementojë sa më shumë Sulejman Rexhepin, t’ia rrasë gushën që një ditë, kur do të kapet në mat, të thotë se, kam vepruar sipas porosive të kryetarit tim! Mustafa Dauti vepron vetëm sipas instrukcioneve të Mulla Sulës, sepse vetë nuk ka kurrfarë ideje. Ai kurrë nuk e ka thirrur Kuvendin e Organizatës, ai kurrë nuk e ka thirrur kryesinë e Organizatës, ai kurrë nuk ka mbajtur mbledhje me degët dhe aktivistët e Hilalit. Ai vetë është aktivist e vetë kryetar, apo, siç do të thoshin punëdhënësit e tij “sam pasha, sam aga”!
Opinioni i gjërë e pa se si këto ditë në tv “vergllati” disa fjalë duke u munduar të tregojë se Hilali ka organizuar transport falas për refugjatët nga Gjevgjelia e deri në kufi me Serbinë dhe se paska pasur shumë probleme me përfituesit nga kjo tragjedi që na qenkan taksistët dhe transportuesit privatë të Gjevgjelisë.
Mustafa Dauti nuk ka organizuar transport për refugjatët por ka gjetur nja dy autobusë sa për t’u talluar me refugjatët e sa për të futur munafikllëk, sherr e vëllarrahje në mes të refugjatëve, sepse në kampin e Gjevgjelisë vijënë me mijëra brenda ditës ndërsa ky ka organizuar transport vetëm për dy autobusë, pra, për 100 refugjatë!
Është mosmirënjohës, është që në start hajn dhe keqpërdorues i tragjedisë së këtyre të shkretëve, madje ka organizuar përfitim të hatashëm në kurriz të tyre. Mustafa Dauti, hajni, në vend se të mburrë veten për një aktivitet që fare nuk është i tij, është mirë të tregojë donatorin, sepse dikush e sponsoron atë transport falas. Ai dikushi ka emër dhe mbiemër. Nuk është akt islamik që t’i hyhet në hak sponsorisuesit. Duhet bërë transparent emri i tij dhe suma se me sa e donon këtë transport. Apo, nëse bëhet e ditur kjo, atëherë zvogëlohen në minimalisht gjasat e vjedhjes dhe përfitimit nga tragjedia e refugjatëve myslimanë.
Organizimi i OH HILAL në këtë formë është mëkat, ndërsa drejtimi i kësaj Organizate humanitare nga Mustafa hajni është ofendim i nevojtarëve dhe të ngratëve. Kurse tolerimi i krejt kësaj situate nga ana e Sulejman Rexhepit është tallje bythe me të gjithë ata që i luten Zotit Mëshirëplotë për pak ndihmë. Turp!
Kujt do t’i referojë Mustafa hajni se sa lekë u derdhën në xhirollogarinë e OH HILAL për organizimin e këtij aksioni, kujt do t’i referojë se sa para u shpenzuan e sa u kursyen, kujt do t’i referojë se sa naft e vaj u shpenzuan gjatë këtij transporti të sponsorizuar? Apo, edhe me këtë rast, shishet me naftë do t’i paraqesë si bure gjigante me naftë, siç i paraqiste “paketat e Ramazanit” si paketa 22 kilogramëshe ndërsa doli puna që ishin gjithësej 7 kg.

Është hak që pas çdo ngrënie të ndonjë sendviçi të “dhuruar” nga Mustafa hajni, të futen gishtat në gabzherr dhe të vjellet me dhunë ai sedviç, sepse nuk e ka ofruar në emër të Zotit Mëshirëplotë por në emër të kryehajnit të tij, Sulejman Rexhepit, i cili tashmë është dëshmuar se është një përfitues i regjur lufte. “Zoti i marroftë në ditën e pazarit”, siç po i turpëron ditë për dite.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top