“Z. Ahmeti, kur un isha e vogël ne 2001 babi im morri armët e erdh ne Maqedoni te luftoj me ju, e ju sot jeni ne qeveri fal këtyre trimave andaj ju bie te mbani përgjegjësi ose te akuzojmë edhe ty qe keni gishte ne tradhëtin qe ju be atyre”, ka thënë në fjalimin e saj emocional, Melisa Zekaj, vajza e Valdet Zekajt
Qindra qytetarë kanë filluar protestën e paralajmëruar në qendër të Pejës, ku kërkohet zbardhja e ngjarjeve të Kumanovës dhe lirimi i të arrestuarve gjatë aksionit policor.
Protestuesit të veshur me fanella kuq e zi kanë mbajtur pankarte ku kanë paralajmëruar vazhdim të protestës edhe në Prishtinë e Shkup, raporton “Lajm”.
Në emër të këshillit organizativ, fjalim ka mbajtur Meliza Zekaj, vajza e Valdet Zekajt, njërit prej të arrestuarëve në Kumanovë, i cili tani gjendet në burgun e Prilepit.
“Sot te gjithe te bashkuar kerkojme lirimin e trimave te burgosur ne Maqedoni. Shqiptaret pergjate luftrave kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Te mos harrojm asnjehere tradhetin e Tivarit , tradhetin qe u be ne Rugove te Hasit, te mos harrojm vellezerit Gervalla dhe mikun e tyre Kadri Zeka te cilet u vrane tinezisht, tradhetin qe ju be Jasharajve, tradhetin qe ju be Ahmet Krasniqit,e dhjetra tradhti te tjera qe ju bene shqipetarit nder shekuj. E kjo ende po vazhdon, u tradhtuan vellezerit tane ne Kumanove e askush spo jep përgjegjësi per ta. Pushteti kriminel ne Maqedoni qe prej pasluftës te vitit 2001 ka vrare dhe burgosur bashkombasit tane pa pasur asnje arsye dhe duke shkelur marrëveshjen e arritur ne Ohër. Se fundmi kjo bashkësi kriminelesh vrau 10 luftëtarë te kombit e burgosi 30. Kërkojmë qe qeveritaret dhe pushtetarët ne Kosove te marrin hapat e duhur për këtë qeshtje edhe pse eshte dashur qe kjo tashme te perfundohej 5 muaj me pare atëherë edhe kur ndodhi ngjarja e tash kërkojmë qe e vërteta te dal ne shesh e na tregoni se kush e nisi gjithe kete? Pse u tradhtuan? Cfare përfitimesh nxorren nga e gjithe kjo? A dinit ju se po organizohej nje lufte me qellimin te bashkimit te trojeve shqipater por perfundoi me nje manipulim nga autor anonim a ne fakt per dike nuk jane aspak anonim, tash keta qe e din le ta zbardhin te verteten. Sot deputetet ne kuvendin e Kosovës mburren me pjesëmarrjen e tyre ne luften e vitit 1998 por burreria e tyre u varros aty sepse sot gjithe po e ulin kokën e po e mbyllin gojen e as nuk po merren me vëllezërit e tyre qe gjenden ne burgjet e Maqedonisë. I drejtohem edhe pushtetarëve ne Maqedoni dhe Ali Ahmetit qe te nderrmarin masa urgjentisht e te na I kthejnë trimat ne shtepi. Z. Ahmeti, kur un isha e vogël ne 2001 babi im morri armët e erdh ne Maqedoni te luftoj me ju, e ju sot jeni ne qeveri fal këtyre trimave andaj ju bie te mbani përgjegjësi ose te akuzojmë edhe ty qe keni gishte ne tradhetin qe ju be atyre. Shteti duhet te mbaj pergjegjesi per jetën e qytetarit te tij e jo ti largoj nga mendja. Ndersa pushtetaret poziten e tyre le ta marrin si detyre e jo privilegj se Evropa po luan me shtetin tone si don ajo vet por shteti ska me mujt me lujt me qytetaret e vet asnjehere. Po e humb edhe une durimin dua qe babai im te kthehet ne shtëpi bashkë me gjithe shoket e tij ose po e marr edhe une pushken e po i liroj vet”, ka thënë në fjalimin emocional të Melisa Zekajt.
“Sot në Pejë, nesër në Prishtinë e Shkup”, ka shkruar në një pankartë që kanë mbajtur protestuesit.
“Pse nuk kujdeset shteti për qytetarët e vetë”, ka shkruar në një tjetër.
“Ju jeni UÇK, me UÇK-në kundër UÇK-së”, ka qenë porosia që ka përmbajtur një pankartë e tretë.
Nuk kanë munguar as pankartat me motot: “Çlirimtarët të harruar nga shteti”, “Stop tortura e shtetit maqedon ndaj vëllezërve tanë”. Protesta po zhvillohet e qetë dhe pa incidente.
No comments: