Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Nga Afrim Tahiri/
Sa po vjen e po zbardhet një dilemë kurse kjo po e shtron një pyetje tepër “misterioze”! Të supozojmë se Sulejman Rexhepi u ftoh nga unë sepse unë paskam punuar kundër tij! Por, çka e lidhë kaq fort Sulejman Rexhpin me Mustafa Dautin? Jo ishalla ish-vendi i mekanikës së plehërave
Miqtë e mi, shpesh, si në shaka më thonë se, unë e paskam dashur shumë postin e sekretarit të BFI-së. E kur i pyes edhe unë me shaka se, në çka bazohen për këtë konstatim, ma presin (por tashmë jo me shaka): atëherë, pse u kheve pasi dhe dorëheqje në qershor të 2014-ës?
Janë shumë të paktë ata që e dinë arsyen e vërtetë të dorëheqjes sime këtu e një vjet më parë nga posti i sekretarit të BFI-së. E di Sulejman Rexhepi dhe dy-tre të tjerë për të cilët kam konsideruar se duhet ta dinë. Kurrë nuk ju kam folur, sepse druaja që, shpërthimi im publik do të linte pasoja të parikuperueshme për BFI-në! Në asnjë ndeje, me asnjë mik, me asnjë bashkëpunëtorë nuk i kam hapur letrat, thjesht, u kam thënë se, një post nuk mund të jetë i rezervuar përjetë vetëm për një njeri.Tani, herë pas herë, do të më duhet të dal me fakte e me argumente, sepse po provokohem nga Sulejman Rexhepi, i cili assesi nuk po gjenë guximin të dalë publikisht e të flasë me fakte e me argumente për mua si sekretar i BFI-së. Ai, nëpër ndeja ku ende mund të shesë kopalla thotë se, me atë dorëheqje unë në fakt paskam pasur për qëllim ta shantazhoj Sulejman Rexhepin por që, në fund, më paska treguar se sa i pashantazhueshëm na qenka ai duke më larguar jo vetëm nga sekretarllëku por edhe nga puna!
E pranoj, nga përkushtimi im i sinqertë, nga besa ime, nga besimi i paluhatshëm, nga elani rinor nga afshi i flaktë për të kontribuar për islam, nga realizimi i amanetit prindëror për të punuar drejt dhe vetëm drejt, hallall dhe vetëm hallall, në fund, të gjitha këto karakteristika më nxorën paksa naiv. Sido qoftë, kjo më bën krenar! Sepse, ky karakter imi paska qenë digë përballë orekseve grabitqare të Sulejman Rexhepit për ta zhvatur BFI-në, nën logjikën e sëmurë “pas meje, copa u bëftë gjithçka”!
Sulejman Rexhepi tërë kohës e kishte bluar skenarin se si të lirohet prej meje! M’i kishte “dhënë” të gjitha kompetencat dhe shumë obligime me qëllim që para të tjerëve të më “portretizojë” si njeri shumë të keq e të rrezikshëm, si njeri që po punuakam që sa më parë ta largoj Sulejman Rexhepin nga posti i Reisul Ulemasë, t’ia marr këtë post dhe në vend të sekretarit të përgjithshëm ta sjell njeriun më të fëlliqtë që e mban toka, hajnin me tapi, Mustafa Dautin.
Si fqi që e kisha, edhe në punë mbaja një afërsi më të madhe me te. E bëmë edhe kryetar të OH Hilal. Gjithnjë e më tepër mbanin kontakte të ngushta dhe më të shpeshta me Sulejman Rexhepin. Kurrë nuk kam dyshyar në asgjë, deri në momentin kur nga Vijena nisi të na shkruajë letra edhe mua edhe Sulejman Rexhepit, njëfarë Sulejman Mutlluxhan, njeri humanist, mjaft i afërt edhe me pushtetin aktual turk. Nga analizat e më vonshme u kuptua që ai kishte qenë pre e Mustafa Dautit të cilin ia kishte ndërsyer Sulejman Rexhepi. E kishin rjepur njeriun! Sa euro, sa makina, sa xhipa e furgona ia kishin marrur, sa ndihma humanitare kishte përfunduar në garaxhin e Mustafa Dautit. Të gjitha ato zhvatje ia kishin bërë në emrin tim, sepse unë paskam qenë njeriu më i madh i BFI-së. Nuk di në i kanë shitur viza haxhi por, nga letrat shihet se kjo ka qenë lidhja e këtyre dyve me zotëri Sulejman Mutlluxhanin, fundja, jo rastësisht edhe u përfshimë në Raportin Amerikan si shitës të vizave të haxhit!
Nuk mund t’ju besoja syve atë që po lexoja në letrën që na e dërgoi zotëriu nga Vijena, më 16 maj të vitit 2014. Letra fliste për keqpërdorimet e tmerrshme që Mustafa Dauti po i bënte në emrin tim, në emër të BFI-së dhe në emër të Reisul Ulemasë. Më çmendte heshtja e Sulejman Rexhepit karshi fakteve që flisnin për veprat e rënda penale që po i bënte mbi kurrizin tonë Mustafa Dauti në dëm të BFI-së. Atëherë, nuk më mbeti asgjë tjetër përveçse të ofroja dorëheqjen time duke e kushtëzuar  Sulejman Rexhepin: ose unë ose hajni (Mustafa Dauti). Arsyetimi im ishte përafërsisht ky: “Nëse nuk merren masa, unë nuk kam se si ta ushtroj edhe më tej autoritetin tim ndër të punësuarit e tjerë, thjesht, do të duhet t’u them silluni edhe ju si Mustafa Dauti; keqpërdorni emrin tim, të Reisul Ulemasë, të BFI-së, mashtroni, kërkoni sponzorë në emrin tim, shkoni me familje nëpër Antali në emrin tim, shitni viza për në haxh se ju ndihmoj unë nga pozita ime, folni për problemet e BFI-së me të huaj, shpifni sa të keni mundësi, folni keq për njëri tjetrin, sillni fatura arkës së BFI-së, merrni avanse pa leje, avanset për udhëtime zyrtare kurrë mos i ktheni, nëse u vie në dorë ndonjë ndihmë për muslimanët ndërsa keni mundësi për ta shitur, shitne! Mos punoni, mos arkivoni dokumente, kur të keni një gjysmë lajmi për ta bërë për media, kerkoni t’ua bëjnë të tjerët dhe për këtë mos paguni nga xhepi juaj, por nga arka e BFI-së, hani, pini ku të doni dhe si të doni, paguan BFI! Pastaj, në prani të Reisul Ulemasë uluni këmbë mbi këmbë, shtrihuni, qeshuni, zgërdhihuni se sa më të pasjellshëm të jeni, aq më të priviligjuar do të jeni…”
Natyrisht, Sulejman Rexhepi, pas shumë shkuesve-ndërmjetësus, më bindi që të kthehem ndërsa paraprakisht e kishte larguar nga puna Mustafa Dautin. Por, a e kishte larguar me të vërtetë? Jo pra! Fizikisht e kishte larguar ndërsa faktikisht Dauti edhe më tej kishte qenë në listën e të punësuarve! Nuk kishte guxuar ta largojë, për dy arsye: e para, sepse Sulejman Rexhepi është i kapur nga Mustafa Dauti (këta edhe të keqkutojnë, i kapur ashtu siç kapet peshku në grrep!) dhe, së dyti, Mustafa Dauti ishte i gatshëm që t’ia mbulojë të gjitha hajnitë, korrupsionet dhe pisllëqet e tjera që vazhduan të bëhen në BFI pas daljes sime. Nuk do ta lagonte Mustafa Dautin sikur të ishte i pafajshëm! E largoi duke shprehur mirënjohje për mua si njeri besnik dhe kujdestar kundër çdo të keqe që i afrohet BFI-së dhe Reisul Ulemasë! Sulejman Rexhepi përfundimisht nuk ia do të mirën as BFI-së dhe as vetë vetes.
Sulejman Rexhepi me mua në postin e Sekretarit të Përgjithshëm nuk do të mund t’i bënte këto keqpërdorime që i nisi sapo u ftohën raportet mes meje dhe atij. Më akuzonte se po punoj që ta largoj atë, kurse unë e lusja eja të japim që të dy dorëheqje me një deklaratë të noterizuar se kurrë më këmba jonë nuk do të shkelë në BFI. Nuk e pranoi këtë ofertë të sinqertë por, shkoi edhe më larg. E provokoi situatën, më largoi mua me shokë nga puna ndërsa, gjënë e parë që e bëri pas këtij vendimi, ishte kthimi i Mustafa Dautit në zyren e tij të cilën Sulejman Rexhepi po ia ruante të konzervuar. E tani radhën e ka i keqpërdoruri, humanisti Sulejman Mutlluxhan, ai i cili ka qenë i prekur nga dorëheqja ime, më pastaj, pas kthimit tim dhe largimit të Mustafa Dautit, disi u bind që lidhur me problemin të mos merrte masa të mëtutjeshme! Ka mjaft për të thënë!
Me t’u kthyer, hajni sërish doli në terren dhe, sipas asaj që u shkrua dhe u përfol, sërish u lëshua në skenare të vjedhjes. Habere jo të mira vinin nga Lagja e Trimave, Sulejman Rexhepi shpërndau ndihma vetëm për 20 familjarë ndërsa “u zhdukën” 30 mij euro të mbledhur nga bashkëatdhetarët tanë dedikuara familjeve të dëmtuara nga sulmet policore të shtetit! Vjedhjet vazhduan edhe përgjatë “Shportës së Ramazanit”, të cilën, individi-shoqatë, kryehajni, Mutafa Dauti e paraqet si shportë 22 kg, ndërsa nuk ishte asnjë pako më e rëndë se 10 kg. Kështu vidhen paratë, ngjashëm siç u vodhën edhe ato para dedikuar një shteti arab në luftë, të cilat, u zhdukën diku në Bullgari dhe kurrë nuk u është raportuar muftinive të vendit se ku u harxhuan paratë që i mblodhën!!!
Në fund, sa po vjen e po zbardhet një dilemë kurse kjo po e shtron një pyetje tepër “misterioze”! Të supozojmë se Sulejman Rexhepi u ftoh nga unë sepse unë paskam punuar kundër tij! Por, çka e lidhë kaq fort Sulejman Rexhepin me Mustafa Dautin? Jo ishalla ish-vendi i mekanikës së plehërave! Mustafa Dauti, kuptohet, me detyrë nga Sulejman Rexhepi, në shkurt të vitit 2014, më ofroi të jem pjesë e asaj aventure te ish-vendi i mekanikës së plehërave. E refuzova dhe, që nga ai moment, rreptësisht ia ndalova  të mendojë për të pirë kafe me mua! Sulejman Rexhepi u ftoh me mua! E ku mos të ftohet kur (nga matrapazi Mustafa Dauti) po i bëhet dimër mu në mes të verës! Në iftarin e fundit te FA-FA kishte thënë “më mirë dimër e i ngrirë se sa verë e i qullaftë! Fundja, falë kësaj “ngrirje” Stalini hala është gjallë në Rusi!” A thua Sulejman Rexhepi e ka fjalën për ballsamosje! Ç’i paska shkuar mendja te ballsamimi?!/INA/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top