Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi është vënë sot thumb të kritikave nga ana nënkryetarit të Parlamentit nga radhët e BDI-së, Rafiz Aliti, i cili e ka kritikuar ashpër bashkë-partiakun e tij për mosrealizmin e Marrëveshjes së Ohrit.
Gjatë seancës së sotshme të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive është përsëritur edhe një herë skenari tashmë i njohur kur zyrtarët e BDI-së duket sikur përplasen ndërmjet veti, një praktikë e kahershme që duket më shumë si aktrim politik për të krijuar opinionin se në këtë parti ka hapësirë për mendime të ndryshme.
Deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti ka qenë shumë i ashpër në kritikat ndaj zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, duke thënë se edhe pas 14 viteve Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar në tërësi.
“Komiteti për fat të keq më në fund arriti të mbaj mbledhje por përgjegjësia politike bie mbi partitë politike e sidomos mbi BDI-në pasi që kryetari është i joni. Është mirë që pas 14 viteve të kemi debat për marrëveshjen e paqes, e quaj kështu sepse kjo marrëveshje solli paqen, a kur e quajmë si MO ajo përngjan sikurse është nënshkruar diku në Tombuzi. Në porositë e ndërkombëtarëve se rruga e Maqedonisë në BE është përmes Ohrit, ndërsa përgjegjësi për mosimplementimin e mbajnë të gjithë nënshkruesit e saj”, ka thënë Haliti, raporton SHENJA.
Rafiz Aliti ka numëruar disa veprime që janë ndërmarr e të cilat drejtpërdrejt kanë ndikuar që kjo marrëveshje të shkelet dhe të mos respektohet.
“Pse Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar: Ndryshimi i preambulës, sjellja e ligjeve për simbolet, ku gjykata Kushtetuese më pas hoqi disa nene dhe prekin drejtpërdrejt Marrëveshjen, ndërsa ligji i simboleve u soll me majorizim dhe me mbivotim. Gjuha shqipe pas 14 viteve flasim ende a është apo nuk është gjuha shqipe zyrtare. Kjo flet se nuk ka pasur vullnet për implementimin e MO-së dhe iniciativa për komisionin në Qytetin e Shkupit për përdorimin e shqipes është tallje sepse MO-ja dhe Kushtetuta e caktojnë atë”, tha Aliti.
Ai ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferi t’i tregoj atij nëse në këto 14 vjet ndonjë funksionar është dënuar për shkak se mos-implementimit të MO-së. “Jemi dëshmitarë se Ligji për Policinë u soll pa votat e BDI-së, pasi me reformat duhet t’u jepen pushtet këshillave komunalë ku edhe në këtë rast u shkel mbi MO-në. Mosimplementimi në nivel lokal ose qendror sjell nervozë tek popullata. Më vjen keq se raporti i Sekretariatit për implementimin  Marrëveshjes së Ohrit është i kopjuar nga raporti vjetor i Avokatit të Popullit dhe nuk është bërë vet nga sekretariati”, ka shtuar më tej Aliti, raporton SHENJA.
Megjithatë, kritikat e Alitit nuk duken plotësisht të sinqerta kur dihet se ai vet, nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit nuk arriti që asnjëherë ta drejtojë ndonjë seancë në gjuhën shqipe, që është kërkesë e kahershme e shqiptarëve këtu.
Përveç Alitit, praktika e aktrimit të “demokracisë së brendshme” në BDI promovohet sidomos nga deputetja tjetër e kësaj partie, Ermira Mehmeti. Në paraqitjet publike ajo është e ashpër ndaj VMRO-DPMNE-së dhe kërkon daljen e BDI-së nga koalicioni qeveritar. Megjithatë, kritikët e strategjisë së saj e kanë vërejtur një fakt: Në vazhdimësi Mehmeti thekson se është besnike e veprimeve të kryetarit Ali Ahmeti, i cili me këmbëngulje vazhdon të mbështesë qëndrimet e kryeministrit Gruevski, diçka që u pa qartë sidomos gjatë bisedimeve ndërmjet liderëve partiakë. Deputetes Mehmeti i është kërkuar të sqarojë këtë situatë kontradiktore: Si ka mundësi që ajo ta luftojë Gruevskin ndërkohë që është besnike Ahmetit, i cili është besnik i Gruevskit?! /SHENJA/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top