Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Turqisë, Molla Sula është parë tek bashkëbisedon nëpër restorantet, në të dalur nga Shkupi, me gylenistët dhe me përfaqësues të ndryshëm të studentëve nga Turqia. Tani më është “sekret publik” se pjesa dërmuese e këtyre studentëve që studiojnë nëpër universitete e fakultete në Maqedoni janë përkatës të popullatës kurde, e cila, politikisht, nuk pi asnjë pikë uji me partinë e Kryetarit aktual turk, Taip Erdogan.
Muaj më parë, për ditën e arsimit turk në Maqedoni, qëndroi kryeministri turk z. Dautoglu, me ç’rast realizoi sërë takimesh me personalitete të rëndësishme të jetës publike, kulturore, fetare. Madje takoi edhe Baba Mondin, liderin e bektashinjëve shqiptarë, por edhe Sekretarin e BFI-së, ekselencën e tij, z. Afrim Tahirin. Natyrisht, mungoi Molla Sula. Që nga ky moment te Sulejman Rexhepi do të ngjallet inati i tmerrshëm kundër Dautoglus dhe Erdoganit, për të kulmuar me angazhimin e tij të haptë në një fitore të mundshme të opozitës turke. Bashkë me vehabistët që i ka “nën kontroll” Molla Sula, ka ndihmuar në fushatën progyleniste e cila ka qenë e përkrahur dhe e zhvilluar nga studentët kurd në Maqedoni. Dhe, ia arritën qëllimit. Ndikimi i Molla Sulës dhe i vehabistëve të tij, u vërejt në momentin e numërimit të votave të komunitetit turk, shtetas të Turqisë, të cilët votuan në territorin e Maqedonisë. Kurdët, gjegjësisht gjylenistët fituan bindshëm. Kjo nuk ndodhi në Tiranë e në Prishtinë ku, gjithashtu, ka me bollëk studentë kurdë.
Njohësit e rrethanave të BFI-së akoma nuk e kanë të qartë se cili është ai moment që ndikoi në ftohjen e raporteve të qeverisë aktuale turke me Sulejman Rexhepin, por, se ka një izolim total të Molla Sulës nga ana e Turqisë, kjo është më se evidente. Ndihmat vëllazërore që Turqia ua ofron popullatës myslimane në Maqedoni janë ekskluzivisht përkujdesje vëllazërore e Shtetit Turk, dhe jo se janë si meritë e ndikimit të Molla Sulës. Bota turko-arabe definitivisht e refuzojnë bashkëpunimin me Sulejman Rexhepin, ndërsa po kërkojnë forma e modalitete të ndryshme që megjithatë të jenë në krah të vëllezërve myslimanë nga Maqedonia. Derisa Bashkësia Islame e Bosnjes dhe ajo e Kosovës, si dhe ajo e Shqipërisë po thithin me miliarda dollar ndihmë nga Turqia dhe shtetet arabe, BFI e Maqedonisë, tashmë e shndërruar në firmë personale e Sulejman Rexhepit, gjegjësisht, e uzurpuar prej tij, mezi po ia del duke e shtyrë me kontributin e myslimanëve vendasë. Për këto dhjetë vite “sulltanizmi” të Sulejman Rexhepit, dhjetëfish më shumë është shtuar pasuria e tij se sa vakëfi i BFI në RM. Donatorët nuk pijnë naftë! Askush nuk pranon që kontributet e qytetarëve të vet të shkojnë në xhep të Sulejman Rexhepit. Zoti e bëftë hajër!
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën për RTV Dukagjini për herë të parë ka folur për detaje të reja për rastin e Kumanovës, se kus...
-
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari....
-
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Premten në komunën e Tetovës vazhduan me programin e takimeve me stru...
-
Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati sot ka pritur selektoein e reprezentacionit të federatës së xhudos Goran Mickivski dhe xhudist...
-
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenis...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: