Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5


Institucionet shtetërore të Turqisë ka kohë që i kanë ngrirë raportet dhe bashkëpunimin institucional me kryetarin e vetëshpallur të BFI në RM, Sulejman Rexhepin. Kjo për shkak të përfshirjes së Sulejman Rexhepit në aktivitete të dyshimta me përfaqësues të vehabistëve të cilët madje edhe i ka “rehatuar” nepër organet e BFI-së. Vehabistët dhe ekstremistët e ndryshëm antiislam në Maqedoni janë bërë burim kryesor finansiar i Molla Sulës, i cili tashmë buxhetin e BFI-së e ka shterur deri në maksimum. Pikëpyetje është se a do të mund të vazhdojnë institucionet e BFI-së të funkasionojnë edhe më tej në mënyrë të pavarur. FSHI-në tashmë e kaloi në varshmëri të Ministrisë së Arsimit. Po në këtë varshmëri insiston ta kalojë edhe Medresenë Isa Beu. Finansat e BFI-së po shterren. Të gjitha burimet finansuese kalojnë nëpër xhepin e pafund të Sulejman Rexhepit.
TIKA është një organizatë e qeverisë turke e cila ofron ndihma të gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse, sidomos në sferën e ndërtimeve, meremetimeve, konservimeve, restaurimeve të objekteve të ndryshme të proviniencës islame, por ndiohmon edhe në përgatitjen e kuadrit si në aspektin profesional ashtu edhe në atë teknik, në sferën e bibliotekave, institucioneve arshivore, kulturore por edhe arsimore. Gjatë vizitës së Kryetarit turk në Tiranë, Taip Erdogan, me rastin e hedhjes së gurit themeltar të Xhamisë së Namazxhasë, e cila do të ndërtohet fund e krye me finansat turke, deklaroi se aktualisht në Shqipëri TIKA është duke zhvilluar 128 projekte që kapin vlerën e qindar miliona eurove. Për këto aktivitete ai e lavdëroi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me organizatën turke, TIKA.
TIKA ka realizuar edhe një sërë aktivitetesh në bashkëpunim me BFI në RM. Projekt i fundit është ai i Myftinisë së Strugës. Pas këtij projekti, ndonëse ishin paralajmëruar edhe një sërë aktivitetesh të tjera të përbashkëta, u ngrinë të gjitha. Flitet se shkak kanë qenë qëndrimet kontraverse të Molla Sulës i cili gjithnjë u ka kërkuar që shumën e përgjithshme të projekteve ta deponojnë në BFI dhe përmes BFI-së të paguhen situatat gjatë realizimit të projekteve dhe jo të paguhen drejt për drejtë nga TIKA. Në pamundësi për t’i bindur në këtë variant korruptive, Sulejman Rexhepi ka filluar të flasë gjithnjë e më shumë kundër kësaj organizate turke, madje revoltën e vet e ka shoqëruar edhe me përpjekje të sëmura për ta penguar dhe për ta dëbuar fare TIKA-në nga Maqedonia. Natyrisht, ndikimi, përkujdesi dhe njijeti i qeverisë turke është miliarda herë më e madhe se sa inati i kotë i Molla Sulës. Kësisoj, turqët kanë gjetur edhe variantin tjetër të dhënies së kontributit të tyre për interesin e përgjithshëm të popullatës myslimane të Maqedonisë.
Këto ditë Agjencia turke për zhvillim -TIKA, Qendra Nacionale për Konservim dhe Qendra për Konservim e qytetit të Shkupit nënshkruan memorandum bashkëpunimi për rekonstruimin, restaurimin dhe konservimin e tre xhamive: Xhamisë Sulltan Murati, Xhamisë Isa Beu dhe Xhamisë Hysein Shah. Drejtori i qendrës Nacionale për Konzervim, Mehmed Selmani, theksoi që bashkëpunimi me TIKA-n sa vjen e rritet dhe se planifikojnë edhe bashkëpunime të tjera në të ardhmen.
Po ku ngeli këtu pronari i vërtetë i këtyre xhamive? Si mund të ndodhë që të anashkalohet pronari dhe kontrata bashkëpunimi të arrihen me ato ente që në fakt mund të jenë vetëm vëzhgues të punëve dhe assesi të dalin në rolin e pronarit! Çka do t’i thotë këtij “potezi” Sulejman Rexhepi! Mbase do të përpiqet që ta minimizojë këtë aktivitet të qeverisë turke duke i kritikuar turqët dhe Menduh Thaçin. Edhe ambasadorin turk, edhe pushtetin lokal të Komunës së Çairit. Të gjithë janë kundër BFI-së vetëm Sulejman Rexhepi jo! Në fakt të gjithë ia duan të mirën BFI-së. Nëse edhe Sulejman Rexhepi ia do të mirën BFI-së ai këtë gjë duhet ta shprehë konkretisht – me largimin sa më parë nga BFI./KMM/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top