Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti në Maqedoni, kjo është e rëndësishme për tërë rajonin, vlerësoi kryeministri serb dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq në një deklaratë për mediat në kuadër të Takimit ministror të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Iniciativës Qendrore Evropiane (IQE) që sot u mbajt në Ohër.

Si kryesues aktual i OSBE-së, ai theksoi se pas ngjarjeve në Kumanovë dy herë në Maqedoni e ka dërguar përfaqësuesin e Ballkanit Perëndimor i cili ka biseduar me kreun shtetëror dhe përfaqësuesit e opozitës.

"Ne i mbështesim të gjitha insistimet e BE-së që gjendja të reduktohet në korniza politike. E dënojmë çdo formë të rrezikimit të Maqedonisë, çdo formë të dhunës dhe terrorizmit, ndërsa nga ana tjetër OSBE si organizatë është e gatshme gjithashtu t'i ofrojë shërbimet e mira të saj, nëse ekziston nevojë për këtë", deklaroi Daçiq.

OSBE, theksoi, ka misione dhe përfaqësues në terren të të gjitha shteteve anëtare në Sekretariatin në Vjenë.

"Mundohemi dhe insistojmë, raportet të cilat vijnë të jenë objektive, ndërsa nga ana tjetër, ne si organizatë, e cila funksionon në parimin e konsensusit, personalisht u kam thënë të gjithë personave zyrtarë të Maqedonisë, se jemi të gatshëm të veprojmë në zgjidhjen e situatës së brendshme", deklaroi Daçiq.

Në lidhje me emigrantët të cilët transitojnë përmes Maqedonisë dhe Serbisë për të arritur pranë vendeve të Evropës Perëndimore, Daçiq vlerëson se BE-ja duhet të shqyrtojë mekanizma se si kufijtë e tyre janë të ndjeshëm dhe si kalon një numër kaq i madh i tyre./koha/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top