Ndihmës sekretarja amerikane Victoria Nuland pritet të përfshihet në procesin e zgjidhjes së krizës në Maqedoni.
Ndihmës sekretarja amerikane për Evropë dhe Euroazi Nuland është njohëse e zhvillimeve në Maqedoni dhe se ajo pritet që ti hap rrugë zgjidhjes së krizës politike, informon INA.
Ndihmës sekretarja amerikane gjatë vizitës së fundit në Shkup deklaroi se qeveria por edhe investitorët e huaj duhet të kthejnë vëmendjen për investime dhe zhvillim në rajonet e banuara me shqiptarë në Maqedoni.
“Ne biseduam edhe gjetjen e mundësive për ta thelluar dhe përmirësuar bashkëpunimin, duke përfshirë edhe rajonet e banuara me shqiptarë . Këtë duam ta bëjmë përmes investitorëve tanë, kompanive dhe me këtë të përforcojmë integrimin ekonomik në rajon, për faktin se kjo do të sjellë forcë dhe prosperitet, si dhe rritje për të dy komunitetet”, deklaroi Nuland gjatë vizitës së saj të fundit në shtator të vitit të kaluar.
Përfshirja e diplomacisë amerikane në zgjidhjen e krizave do të jetë më efektive dhe do të ketë rezultat, pas dështimeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian. (INA)
No comments: