Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Që nga koha kur ndodhi konflikti mes policisë maqedonase dhe grupit të armatosur, kjo është ndihma e parë humanitare e ofruar nga një shtet i huaj për qytetarët e prekur nga konflikti.

KUMANOVË (AA) - Në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë u shpërndan ndihma humanitare për qytetarët të cilët ishin shpërngulur gjatë aksionit policor 28 orësh që ndodhi më datë 9 dhe 10 maj për zmbrapsjen e një grupi të armatosur, raporton Anadolu Agency (AA)
Ndihmat humanitare ndaj qytetarëve të kumanovës erdhën nga Bashkia e qytetit të Bursës në Turqi, në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe Kryqin e Kuq të Maqedonisë. Një Kamion 14 tonësh me ushqime elementare, me gjithsej 1.570 artikuj, përfshirë edhe mjete higjienike dhe shtretër për një famije mesatare u shpërndanë gjatë ditës së sotme. Që prej kohës kur ndodhi konflikti mes policisë maqedonase dhe grupit të armatosur, kjo është ndihma e parë humanitare e ofruar nga një shtet i huaj për qytetarët e prekur nga konflikti.
"Sot jemi së bashku me miqtë nga Bursa, me qëllim që të shpërndajmë ndihma humanitare qytetarëve të Kumanovës, sepse mendojmë që do të jetë një ndihmë e madhe për to. Ne besojmë se kjo ndihmë do të ketë një dobi të madhe", tha Sulejman Baki, zëvëndës kryetar i Komunës së Çairit.
Këshilltar i Bashkisë së Bursës, Emir Cemal Beşkardeş, gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare, theksoi se Bashkia e Bursës mundohet të ndihmojë të gjitha shtetet ballkanike, ndërsa më tej shprehu kënaqësi që kjo Bashki ndihmon edhe qytetarët e Kumanovës..
"Ne jemi të pranishëm në të gjitha shtetet ballkanike, Bosnje, Kosovë, Shqipëri dhe në vende tjera, ndërsa sot jemi këtu në Kumanovë që të shpërndajmë ndihma qytetarëve të këtij qyteti. E rëndësishme është që në momente të tilla t'i ndihmojmë dhe tu japim kurajo atyre që kanë më shumë nevojë", tha Beşkardeş.
Koordinator i Kryqit të Kuq - Çair, Alajdin Sulejman, theksoi se Kryqi i Kuq ka marrë pjesë në këtë aksion humanitar duke bërë përpjekje që ndihmat të arrijnë sa më shpejtë në duart e qytetarëve të Kumanovës.
Nga ana tjetër, përfaqësues i Bashkësisë Lokale "Tode Mendol", Shaban Demiri, theksoi se pas përleshjeve nga kjo lagje janë shpërngulur 127 familje, përkatësisht 549 persona, ndërsa janë dëmtuar gjithsej 69 shtëpi.
Në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë situata tashmë është e qetë, por një numër i madh i shtëpive janë të dëmtuara. Disa prej tyre janë duke u riparuar, që qytetarët e shpërngulur sa më shpejt dhe të kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Përleshjet mes policisë dhe grupeve të armatosura në Kumanovë filluan në mëngjesin e 9 majit dhe zgjatën rreth 28 orë. Gjatë konfliktit të armatosur humbën jetën disa persona nga radhët e grupit të armatosur dhe tetë pjesëtarë të policisë maqedonase si dhe u plagosën më tepër se 30 të tjerë.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top