Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

LONDËR (AA) - Ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair ka deklaruar se politika për BE-në dhe mundësia për largimin nga BE-ja mund të zhysë vendin në kaos, raporton Anadolu Agency (AA).
Blair në një fjalim duke theksuar se një vendim i mundshëm për largimin nga BE-ja do të shkaktojë pasiguri në ekonominë britanike, u shpreh se "të luash kumar me të ardhmen e vendit është e pa pranueshme".
Ish-kryeministri  britanik ka theksuar se largimi nga BE-ja do të dobësojë Britaninë dhe do të ndikojë negativisht në interesat kombëtare:
"Kryeministri britanik Cameron, nuk beson me të vërtetë se duhet të largohemi nga BE-ja. Kjo është vetëm një manovër e Partisë e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) për të marrë votat dhe e cila është kundër BE-së dhe emigrantëve. Kjo çështje është shumë e rëndësishme në lidhje me të ardhmen e vendit dhe nuk duhet të përdoret në këtë mënyrë".
Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme Blair duke theksuar se i jep mbështetje Liderit të Partisë Laburiste, Ed Miliband ai mbrojti idenë e tij se Miliband ka demonstruar një udhëheqje të mirë.
Tony Blair, në vitet 1997, 2001 dhe në 2005 në Britani i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme si lideri i Partisë Laburiste. Ndërsa në vitin 2007, 67 vjeçari Blair u largua nga detyra e tij si kryeministër.
Ndërsa lideri i Partisë Konservatore dhe kryeministri aktual i vendit, David Cameron, në rast se ai fiton zgjedhjet e përgjithshme ai kërkon që në lidhje me BE të negociojë me Brukselin dhe më pas deri në fund të vitit 2017 vendi të shkojë në referendum.
Ndërkohë partitë politike në Britani vazhdojnë fushatat për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 7 maj 2015. Parashikohet që asnjë parti politike nuk do të sigurojë shumicën për të qeverisur e vetme dhe se me shumë mundësi do të ketë përsëri një qeverisje koalicioni.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top