Ministri i Jashtëm Maqedonas Nikolla Popovski, njofton se mbledhja e parë me qeverinë e Shqipërisë mund të bëhet gjatë muajit qershor. Ministri thekson se qeveria është në pritje të përgjigjes nga pala shqiptare për caktimin e datës së takimit, ku pritet të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Po punojmë intensivisht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët qeveritare. Ne para një viti kemi ngritur këtë iniciativë dhe gjatë vizitës time të fundit në Tiranë kam biseduar me homologun tim shqiptar që deri në muajin qershor të realizohet ky takim. Ne kemi propozime për disa marrëveshje që mund të arrihen me Shqipërinë, ndaj presim përgjigjen e tyre”, deklaroi Popovski.
Ndërkohë diplomati maqedonas ka pohuar se një bledhje e tillë përveç asaj me Shqipërinë mund të behët dhe me qeverinë e Kosovës.
“Ka disa marrëveshje që pritet të firmosen me Kosovën, siç është ajo për mbrojtjen e investimeve dhe për lëvizjen pa pasaporta. Po ashtu pritet të diskutojmë edhe për autostradën Shkup-Prishtinë dhe koston financiare të këtij projekti, si dhe për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiç-Bellanoc”, tha Popovski. /albeu.com/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Shqipëri
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Pas deponimit të disa dorëheqjeve nga disa ministra aktual nga radhët e VMRO-DPMNE, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në mesin partisë...
-
Analisti Arsim Sinani vlerëson se paditë daj mediumeve, tregojnë se udhëheqësit e BDI-së janë në gjendje të rëndë shpirtërore. “Mendoj ...
-
Intervistë e portalit Shqipmedia me Afrim Tahirin, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI në RM Afrim Tahiri, një teolog i urtë, intelektua...
-
Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e koh...
-
Samet Avdiu Mënyra se si deri më sot fuksionoi pushteti në Maqedoni është vërtetë për tu habitur, duke marrë për bazë jo vetem vitin...
-
Hasanbegasit janë të irituar tepër shumë me sjelljet prej një hajduti të regjur të Mulla Sulës. Po thonë që, kjo sjellje po ju dhemb edhe...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: