Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

LSDM-ja sot nga Ohri publikoi biseda të reja telefonike të udhëheqësve të lartë qeveritarë, partiakë nga radhët e VMRO-DPMNE-së të cilët, sipas kryetarit të Organizatës komunale të LSDM-së Tomisllav Tuntev, tregojnë në keqpërdorime të institucioneve dhe mediave, parregullsi zgjedhore, presione ndaj kundërshtarëve, planet për urbanizim dhe shitje të pjesëve të moçalit Studençica.
Në konferencë për shtyp të partisë opozitare në Ohër u prezantuan biseda të ministrit Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Zoran Stavreski, të zyrtarëve të lartë në MPB, Martin Protugjer - shefi i Kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski, të ish-drejtorit të Byrosë për siguri publike Lupço Todorovski, të shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, kryeredaktorit të televizionit "Sitel" Dragan Pavlloviq...
Për pasdite në Ohër është planifikuar i ashtuquajturi "Marsh i të vërtetës" në qendër të Ohrit, që do të përfundojë në Sheshin e qytetit me fjalimin e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev./koha

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top